Godina pa leje te Ekonomiku, studentët bojkotojnë provimet e vjeshtës

anazapta

Ndërtimet pa leje janë shndërruar në një problem madhor me të cilin kryeqyteti po bashkëjeton prej kohësh, pasi strukturat përgjegjëse vendore nuk po bëjnë asgjë për t’i dhënë fund uzurpimit të hapësirave publike. Kjo problematikë bëhet edhe më shqetësuese në rastet e universiteteve, të cilat prej vitesh janë detyruar që të zhvillojnë mësimin me turne (deri në orët e vona të mbrëmjes), si pasojë e rritjes së pranimeve dhe mungesës së ambienteve. Ndërkohë edhe ato pak hapësira që ndodhen rreth tyre, tashmë janë uzurpuar nga godina shumëkatëshe, pjesa dërrmuese të cilave janë në proces ndërtimi. Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Tiranës është edhe institucioni që po vuan më prej vitesh nga ky fenomen, pasi fare ngjitur me të po ndërtohet një godinë shumëkatëshe, e cila nga dita në ditë po zhduk oborrin e fakultetit. Për të disatën herë drejtuesit e Fakultetit Ekonomik të mbështetur edhe nga vetë studentët i drejtohen protestës për të siguruar vëmendjen e strukturave përgjegjëse ndaj këtij fenomeni problematik që po rëndon procesin mësimor në auditorët e këtij fakulteti. Studentët dhe pedagogët nëpërmjet protestës kërkojnë sot ndërhyrjen e strukturave përgjegjëse në ndaljen e punimeve që po kryhen në oborrin e këtij fakulteti duke e bërë të pamundur lëvizjen e lirë të mijëra studentëve që frekuentojnë një nga programet studimore të Ekonomikut. Në shenjë proteste ndaj godinave që janë ndërtuar pranë Fakultetit të Ekonomisë, studentët dhe stafi akademik i këtij fakulteti kanë vendosur të bojkotojnë provimet e vjeshtës. Protesta e ditës së sotme, ka si qëllim kryesor të sensibilizojë opinionin publik dhe gjithë institucionet e tjera për sa i përket uzurpimit të territoreve universitare. Ndërtimi i godinave pranë ambienteve universitare është një problematikë e cila është ngritur disa herë si shqetësim nga ana e studentëve dhe stafit akademik të Universitetit të Tiranës. Për disa herë me radhë, janë organizuar disa protesta duke pasur si pikënisje kryesore mos zbatimin e vendimit të marrë nga Gjykata për ndërprerjen dhe mos lejimin e vazhdimit të punimeve abuzive pranë godinës së Fakultetit të Ekonomisë. Burimet zyrtare të Universitetit të Tiranës bëjnë me dije se edhe pse vendimi i Gjykatës shprehet qartazi mbi shfuqizimin e lejes së ndërtimit të godinave pranë Fakultetit të Ekonomisë, situata vijon në të njëjtat ritme dhe pa ndonjë ndryshim. Studentët kanë protestuar edhe gjatë muajit gusht, por asgjë nuk është bërë në ndihmë të tyre, pasi drejtuesit e firmës pretendojnë se janë në rregull me ligjin dhe nuk kanë ndalur punimet për ndërtimin e pallatit. Më tej studentët kërcënojnë se do të bojkotojnë edhe nisjen e vitit të ri akademik, nëse nuk do të gjendet një zgjidhje për këtë problem. Palë me ta janë bërë edhe drejtuesit e fakultetit, si dhe strukturave të tjera universitare publike. Në shkurt të  2011-s, Universiteti i Tiranës kërkoi në Gjykatën e Faktit shfuqizimin e lejes së ndërtimit. Me këtë vendim të datës 30 maj 2013, Gjyqtarja Anila Capo i dha të drejtë Universitetit të Tiranës. Ndërkohë që avokati mbrojtës i firmës në ditën kur u shpall ky vendim bëri të ditur se Fakulteti nuk ka asnjë vendim të formës së prerë për pezullimin e punimeve. sipas tij firma gëzon edhe një urdhër nga Përmbarimi për të vazhduar punimet. Përplasja mes palëve pritet të rifillojë në Apel në vjeshtë, ndërsa fakulteti ka ofruar si kompromis përshtatjen e godinës në ambiente arsimore kundrejt një marrëveshje me firmën.

Share This Article
4 Comments
    • Pse ja fut kot moj legenke inatcore. Do kete pasur leje Partie Saliu se ndryshe jo me qe nuk e lenin te ndertonin, por do ja kishin rrembyer fare.

  • Po keta fare studentesh ,cu duhen provimet.Pedagoget i kane marre paret e tyre,tani bejne dhe trimin.Sa ishte sala sja u mbante verra te thonin nje fjale tani pellasin te revoltuar.Yt fare m..ti

  • insp ndertimor tirane me ne krye florenc hoxhen eshte kthyer ne nje band qe ve gjoba marin shuma te majme leku duke u ber milardiera po nuk i futen ne berg keta persona e kot te shkruani po keshtu po ashtu jane keta vet qe bejne korrupsionin e lejojne s kan faj qytetaret

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *