“Godinat në Durrës ranë nga ndërtimi, jo nga fuqia e tërmetit”

J L

Sizmologët grekë janë përpjekur të minimizojnë frikën që është përphapur në vendin fqinj se një tërmet katastrofik si ky i yni, mund të godasë edhe Greqinë.

Duke folur për Agjencinë e Lajmeve ANA-MPA, kreu i Organizatës së Planifikimit dhe Mbrojtjes së Tërmetit, Profesor Efthymios Lekka  tha se Greqia nuk është në rrezik “nga tërmeti shqiptar”, i cili shënoi 6.4 në shkallën Rihter dhe goditi 30 kilometra në veri-perëndim të Tiranës.

Sipas Lekkas, dëmet e mëdha sidomos në qytetin e Durrësit, ku janë shembur disa ndërtesa janë kryesisht pasojë e vjetërsisë apo cilësisë së strukturave dhe jo të ashpërsisë së lëkundjeve.

“Durrësi është një qendër sizmike, aktiviteti i së cilës është njohur që në lashtësi. Dëmtimet i duhen atribuar vetë ndërtimeve”, është shprehur ai.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Hiqini shufrat e hekurit ne betonim kane peshe jane teper te renduara perveten,e le pastaj qe duhet te kontribojne per ngarkesat e tjera qe vendosen mbi te.Perdorni kolona hekuri profil dopio “T”-i sic nderton USA.Dhe gjithe godina mbi keto kolona ka nji peshe qesharake po teper solide dhe forte.
    Po jap nji krahasim paksi banal.Imagjinoni nji shpend nji trumcakut mbi nji dem.

    • po po, shufrat e hekurit e kane fajin
      Tallen me shqiptaret te gjithe, qe nga kryeministri-shteti, dhe deri te mafia e ndertimit.
      Mafie qe po pi gjak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *