Goditet banda e grabitjeve me motoçikletë të çantave të grave

redaktor

Policia e Tiranës goditi dje një grup grabitësish që ishin kthyer në tmerrin e grave kalimtare që u merrnin çantat teksa lëviznin me motoçikletë.

Komisariati nr. 3 identifikoi dhe arrestoi 2 prej të dyshuarve dhe shpalli në kërkim një të tretë, të përfshirë në vjedhjet me dhunë të kalimtarëve, duke u marrë celularët dhe portofolat.

Të ndaluarit janë Tomorr Peposhi, 23 vjeç dhe Elton Hithi, 21 vjeç, banues në Tiranë.

Në kërkim u shpall E. I., 25 vjeç. Sulmi i fundit i tyre u shënua në “Rrugën e Dibrës”, ku teksa lëviznin me një motoçikletë,

Peposhi dhe i kërkuari kanë grabitur çantën e vajzës me inicialet E. I., 23 vjeçe.

Gjatë marrjes në pyetje dhe paraqitjes për njohje u dokumentuan edhe 3 grabitje të tjera ndaj vajzave të reja.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *