Policia italiane ka arrestuar 33 persona, të dyshuar si anëtarë të një bande që merrej me trafikun e drogës.
“La Republica” shkruan se grupi i goditur njihej si “klani i ciganëve” dhe e kishte bazën në Kalabri. Por veprimtaria kriminale e tij ushtrohej në rajone të ndryshme të Italisë.
Policia ka konfiskuar më shumë se 33 ton drogë përfshirë kokainë, heroinë dhe marihuanë. Gjithashtu u gjetën edhe armë të shumta, duke përfshirë edhe disa Kallashnikov. Nëse droga e sekuestruar do të hidhej në treg do të sillte rreth 53 milionë euro fitime.
Sipas hetuesve sasi të mëdha marijuane dhe heroine silleshin nga Shqipëria me mjete lundruese, ndërsa kokaina mbërrinte nga vendet amerikano-jugore. Policia ka sekuestruar edhe pasuri të patundshme, aksione, makina luksoze dhe anije me një vlerë totale 1 milion dhe 104 mijë euro.
