Goditet organizata më e madhe e trafikut të qenieve njerëzore nga vendet e Lindjes drejt BE-së, kryesisht Britanisë së Madhe, kundrejt pagesave deri në 10 mijë euro për person. Policitë e Italisë dhe Belgjikës kanë arrestuar gjatë ditëve të fundit 27 persona të dyshuar si pjesë e grupit kriminal, mes të cilëve pjesa më e madhe shqiptarë. Mësohet se 21 u arrestuan nga karabinierët italianë dhe 6 të tjerë në Bruksel. Fillimisht klandestinët vendoseshin në Itali, pajiseshin me letra të rreme dhe më pas dërgoheshin nëpërmjet Holandës, Belgjikës apo Francës për në Angli, me mjete transporti herë kamionë, avionë apo tragete. Janë bërë edhe 40 denoncime dhe lëshuar 120 fletë arresti, përfshi ato edhe për vetë klandestinët.
Itali
Një bandë e madhe e trafikut të qenieve njerëzore u godit në Itali ditën e djeshme. Janë 21 të arrestuar, 40 persona të denoncuar për favorizim të emigracionit klandestin, ndërsa janë prerë fletët e arrestit dhe për 120 persona të tjerë. Aksioni është kryer mes Umbrias dhe Lacios, duke goditur organizatën italo-shqiptare, e cila pasi priste në Itali klandestinët e të gjitha moshave dhe sekseve, më tej i ndihmonte kundrejt pagesës për t’i dërguar deri në Britaninë e Madhe. Mësohet se në Itali ata pajiseshin me dokumente të falsifikuara, që u mundësonte kalimin për më tej në vendet e BE-së. Operacioni u drejtua nga policia e kufirit në Fiumiçino. Hetimet e nisura në tetor të 2012-ës, sollën në arrestimin e 21 personave, 13 prej të cilëve u arrestuan një ditë më parë, për favorizim të emigracionit klandestin. Organizata kriminale kërkonte nga 6 mijë deri në 10 mijë euro për transportin nga Shqipëria, duke mundësuar hyrjen në Britaninë e Madhe të grupeve nga 5-7 persona. Mes të ndaluarve ka edhe italianë dhe ukrainas.
Bruksel
6 trafikantë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë belge. Pas kontrolleve të ushtruara, u zbulua se të dyshuarit ishin duke transportuar ilegalisht 6 klandestinë në Britaninë e Madhe. Ky fakt është bërë i ditur dhe nga Ministria Publike në Bruksel. Sipas burimeve të ministrisë, policia kishte nisur hetimet nga nëntori i kaluar, gjatë një kontrolli në rrugën E-40 deri në zonën Grand-Bigard. Policia zbuloi më pas se katër nga shqiptarët, qëndronin në pjesën e prapme të dy kamionëve të parkuar gabimisht. “Hetimet pastaj çuan në identifikimin e dymbëdhjetë shqiptarëve të dyshuar se kanë punuar së bashku në operacione të ndryshme”, tha një zëdhënës i prokurorit për mediat belge. Klandestinët janë transportuar në mënyrë të paligjshme nga kamionët nëpërmjet Holandës dhe në Francës, apo me avion me dokumente false. Shoferi i kamionit, një lituanez, po ashtu është arrestua në Holandë. Emrat e 6 shqiptarëve të arrestuar për këtë trafik nuk u publikuan, por mësohet se për çdo person që kalonin në Britani paguheshin 10 mijë euro.
Fillimisht klandestinët vendoseshin në Itali, pajiseshin me letra të rreme dhe më pas dërgoheshin nëpërmjet Holandës, Belgjikës apo Francës për në Angli, me mjete transporti herë kamionë, avionë apo tragete

Goditini pa meshirë këta pisa qe duan te pasurohen nepermjet parazitizmit dhe shfrytezimit te paturpshëm te varferise njerezore?
po emrat jane sekret
pse si jepni ti din njerzit se kush jane kta horra e maskarenj