Goditet banda shqiptare në Itali, ja metodat që përdorte

Saimir Lleshi

Një operacion i koduar “Videopoker Evolution”, çoi në pranga pesë shqiptarë.

Ata akuzohen nga policia italiane për vjedhje të shumta të bizneseve, ndërsa shënjestra kryesore kanë qenë lojërat e fatit.

Katër të tjerë janë në kërkim gjithashtu, dy prej të cilëve shqiptarë, i treti maroken dhe e katërta një grua moldave.

Hetimet nisën pas arrestimit të dy shqiptarëve në vitin 2014 nga policia e Ferrarës. Ata i kishin kapur në befasi hajdutët shqiptarë teksa u përpoqën të hynin në një lokal lojërash fati në rrugën “Spadari”.

Personat e arrestuar Daniel Celhaka 23-vjeç, Eliton Spahija 25 vjeç, Fabjon Sali 23 vjeç, Fatmir Dungaj 21 vjeç dhe Shkelzen Cakoni 29 vjeç.

Sipas medieve italiane, banda paraprakisht vëzhgonte qendrat e lojërave të fatit se si mund të kryhej dhe më vonë zhvillohej aksioni i grabitjes. Përveç kësaj, veçanërisht e rëndësishme për hetimin ishte fakti se, grabitësit vendosnin një shirit ngjitës mbi sensorët e lëvizjes së sistemeve të alarmit. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *