Goditet me thikë gruaja shtatzënë, lind foshnjen shëndoshë e mirë në spital

redaktor

Foshnja e një gruaje shtatzënë e cila u godit me thikë në rrugën Sutton Coldfield, në Angli, ka lindur shëndoshë e mirë në spital.

Gruaja 40 – vjeçare u godit me thikë disa herë nga një burrë pas orës 3:15 pm, me orën lokale.

Kanë qenë dy kalimtarë të rastit ata që kanë ndërhyrë për ta ndihmuar gruan.

Menjëherë pas sulmit në vendin e ngjarjes është arrestuar një 41 – vjeçar.

Një zëdhënës i policisë bëri me dije se fëmija ishte në gjendje të mirë shëndetësore, por nëna e tij ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *