Goditi arbitrin, FSHF 3 vite pezullim për mesfushorin e Shkumbinit

DITA Online

 

FSHF nuk e ka toleruar aspak incidentin e ndodhur në përfundim të ndeshjes mes Shkumbinit dhe Velecikut për playoff-in e Kategorisë së Parë, ku një lojtar i klubit peqinas goditi me grusht arbitrin kryesor.

Mesfushori Albano Isaj, u dënua me 36 muaj pezullim për goditje me grusht ndaj zyrtarit të takimit.

Ndërsa për Arianit Ballhysa, pjesë e stafit të Shkumbit FSHF ka vendosur 12 ndeshje pezullim për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes.

Partizani është gjobitur me 200.000 lekë pasi tifozët e kuq kanë përdorur shprehje fyese në ndeshjen kundër Flamurtarit.

Ndërsa Kamza është dënuar që të luajë katër ndeshje pa spektatorë për sjellje të gabuar të tifozëve dhe hedhje të sendeve në fushë duke shkaktuar ndërprerje të ndeshjes kundër Laçit.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *