Tenton të futet me dhunë në Kryeministri, 32-vjeçari godet gardistin te dera, arrestohet nga policia

Amelda Amelda

Një 32-vjeçar ka tentuar të futet me dhunë në ambientet e Kryeministrisë gjatë ditës së djeshme në Tiranë.

I riu ka goditur njërin prej punonjësve të Gardës së Republikës që shërben te dera e Kryeministrisë duke synuar futjen brenda ambienteve të saj për arsye ende të paqarta.

Pas kësaj, kanë ndërhyrë punonjësit e tjerë të Gardës duke bërë ndalimin e tij deri në ardhjen e policisë, e cila e ka shoqëruar në komisariat duke i komunikuar edhe veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 32 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi ka goditur kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe ka tentuar të futet në ambientet e Kryeministrisë”, njofton policia.

a.m/dita

Share This Article
8 Comments
  • Tani nuk e kuptojme zoti artikullshkrues ? Na thuaj : ka goditur punonjesin e gardes si cilesohet ne rreshtin e dyte te njoftimit, apo kabinen e rojeve te sigurise? Mendoj se nuk eshte enjejta gje. Po te kete goditur personin , dhimbja eshte e personit.Po te kete goiditur kabinen dhimbja eshte e vet goditesit. Shkelja e rregullit eshte enjejte. Nuk eshte prishje e qetesise publike,por dhunim i objektit te rendesise se vecant. Me 21janar 2011 u vrane qytetar se po shikonin nga Kryeministria me duar ne xhepa e jo te hynin brenda …

  • Pse prishje qetesie eshte kur godet policin e gardes?!!! Mos jam une i çmendur apo ai shtet eshte çmendur fare!!

  • Tani O Ballkani Serbo-Jugosllav,,O shitja e Detit Greqise,,o Grabitja e Butrintit prej Edi Mavrise,
    Sternipat e Avni Rustemit jane gjalle.

  • Qeverria e ndertimit s’ja ka iden se ku po shkon e cfar shteti perfaqson ,dhe me pasivitetin qe tregon , automatikishte Kriminelet i Motivon .

    S’ka asnji medyshje se jane kamikace te droguara ne Vilat e Lalzit qe hudhen me bo presione dhe provokojne Destabilizime rremuja ,qe Kriminelet berisha meta te fitojne kohe . Kjo qeverri me Mosverpoimin ndaj krimit te bashkuar ne Lalz po e con vendin drejt nji Katastrofe pakthim . Jane komplet infantile dhe te paafte si Shtetare jane thjeshte lojtare te rendomte qe shfrytezojn Popullin Shqiptare dhe shperdorijne Aspitata e shqiptareve .Maskarnje .Do ket Gjakederdhje te papare ne kte vend dita po afron

  • Gazetar, komunikues, apo publikes lajmi i çoroditur!
    Nje here thua se ka goditur njerin prej punonjësve tëu Gardës…, duke tentuar të hyjë brenda ambienteve te Kryeministrise, më posht thua se ka goditur kabinen e sherbimit te rojes dhe në fund eshte arrestuar per prishje te qetesise publike?!!
    Mjafton njoftimi i pare: “goditje për shkak të detyres, per te hyre pa leje brenda ambienteve të Kryeministrisë”.
    Ku eshte publiku, qe iu prish qetesia? Tek dera e Kryeministrisë?
    Ai mund te jete nje skizofren, nje terrorist, nje i droguar…dhe nuk ka prishur aspak “qetesine publike”, o zoti azetar (pa”g”)!
    Ai minimalisht ka tentuar te prishe sherbimin e sigurise, duke goditur gardistin ne krye te detyres dhe kaq!

  • Te arrestohet ky vagabond dhe te denohet shume ashper nga SPAKU sepse: Sot me prishi qetesine time Jopublike ne kohen qe isha duke zhgarravitur ne Orarin e Punes Publike si Kryeminister karikatura shume te bukura plot ngjyra per popullin, te cilat gjithashtu per te miren e popullit i publikoj perdite ne faqet e mureve te Zyres Kryeministrore dhe ne faqet virtuale te Internetit si per shembull http://www.ediramaqeduam.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *