Një 44-vjeçar nga Pogradeci është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka goditur me grushta punonjësin e Hipotekës në këtë qytet.
Në pranga është vendosur 44-vjeçari Mond Mekolli, banues në fshatin Buçimas.
Ndërsa punonjësi i zyrës së ZVRPP-së raportohet se është shtetasi 31-vjeçar me inicialet E.P.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme proceduriale.
s.a/dita

ah, sikur të kisha një fuqi e grusht të fortë ,për të goditur tërë kriminelët e hipotekave të shqipërisë ,kjo do të ishte me vlera për të goditur tërë pushtetin e klasës dhyer politike që vodhi e tjetërsoi pronën ,dhe mori zvarr popullin e ndershëm për 27 vjet në dyer të maskarejve të hipotekave dhe gjykatave !.
nxireni nga burgu dhe beheni drejtor policie ne pogradec trimin.Ka goditur nje pjestar te zyrave nga ku vidhet prona e popullit.