Grasshopers-Bazel 0-4, minuta e 73-të e ndeshjes së kampionatit zviceran, goditje këndi për miqtë. Numri 9 shkon te vendi i caktuar dhe përmes një “lëvizjeje mashtruese”, vetëm sa e lëviz pak topin nga këndorja, ndërkohë që bën sikur s’e goditi atë, por ia lë shokut të skuadrës, numrit 17, që i pashqetësuar shkon atje, merr topin dhe i sulet portës së Grasshopersit, duke shënuar gol.
Lojtarët kundërshtarë qëndrojnë të palëvizur, si “birrila” në fushë, pa e kuptuar “skemën” e Bazelit.Gjyqtari anësor, që ka parë gjithçka, bën shenjë që loja të vazhdojë dhe goli konsiderohet i rregullt.
Sikurse e shihni edhe në video, kjo mund të quhet goditja më e çuditshme e këndit, ose e thënë më saktë korneri “më i mençur” ndonjëherë…
The Smartest Corner Kick!!! 🙂
Posted by SportyTrader on Wednesday, June 17, 2015

Goli eshte i rregullt qe cke me te.
Shume e bukur, por dhe e mençur.
shume e bukur dhe e mencur, por nuk ka qene gol… :))))