Goditje krimit, jo më sardele dhe cironka

anazapta

Letër e nënshkruar në Dita

Përballë çdo lloj krimi, të provuar ose jo, marrja e jetëve të njerëzve është jo vetëm një krim kokëfortë që nuk ka nevojë shumë për hamendësi, por dhe tejet monstruoz dhe i pa krahasueshëm me asnjë lloj krimi tjetër të ndodhur, të dyshuar apo provuar. Heronjtë nuk i krijojnë mediat.

Ato më së shumti mund të glorifikojnë ose sfumojnë ngjarje të ndodhura.

Dhe kjo është, si të thuash, kuti ndarëse e mediave sharlatane me ato serioze. Dhe kur ka jetë të humbura nga plumba luftarak në një protestë, qoftë dhe e dhunshme, atëherë ata që janë vrarë janë ose viktima, që ka pak gjasa të konsiderohen të tillë se nuk kanë qenë kalimtarë të zakonshëm, ose heronj që u vranë nga armiq të lirisë dhe demokracisë. Se po të jetë për të gjykuar vjedhje dhe vjedhës, këtu në këtë shtet rrumpallë të djeshëm dhe të sotëm, janë 23 vjet që duhen shumëzuar me 365 ditë dhe zor se mund t’i dilet në krye dosjeve nga një drejtësi që është e ngarkuar për vete me dosje. Këtu ka vazhduar dhe do të vazhdojë praktika e goditjes apo peshkimit të sardeleve, cironkave dhe çdo lloj specie tjetër, por asnjëherë nuk besoj të guxohet të gjuhen balenat e bardha dhe peshkaqenët që kanë bërë dhe bëjnë kërdinë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *