Yjet e Hollivudit kanë lënë shenjën e tyre në tapetin e kuq edhe këtë vit ceremonial të “Golden Globes”, duke u përballur me komente nga ndjekës të modës, kritikë dhe fansa. Teksa vëmendja përqendrohej tek veshjet dhe tek stolitë, duket se aksesori i këtij viti ishin çadrat, pasi shiu kërcënonte ta kthente tapetin e kuq në një paradë të rrëmujshme. Këtë vit xhironte edhe një kamera dron për herë të parë, duke i dhënë fansave të modës një pamje më të gjerë të yjeve dhe garderobës së tyre. Droni që u shfaq në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes Serbi- Shqipëri, të paktën e ka bërë diçka, i ka dhënë botës disa ide të reja.
Trendi me fustane të bardhë me dekolte të theksuar spikati mes veshjeve të këtij viti. Aktorja Kate Hudson, Jennifer Lopez dhe Emma Stone ranë në sy për ato çka kishin zgjedhur të mbanin veshur. Teksa te biondja lozonjare Hudson dukej sikur fustani i ishte qepur në trup dhe i nxirrte në pah format, ndërsa për këngëtaren Jennifer Lopez mendimet ndahen më dysh. Edhe pse pa dyshim 45-vjecarja ka një prej trupave më të mirë në Hollywood, veshja e saj dukej e përsëritur, dhe përveç dekoltesë së tepruar dhe çarjes së madhe përgjatë fundit, të gjithë do të donim ta shihnim J-Lo-n me diçka pak më të sofistikuar. Megjithatë, ajo dukej bukur!
Aktorja e nominuar për filmin e saj “Birdman” Emma Stone u shfaq me një veshje aspak të komplikuar dhe me shumë shije. Me një bust të kristalizuar dhe pantallona të zeza të konturuara nga një fjongo e madhe e zezë, aktorja kishte një nga veshjet më të suksesshme të tapetit të kuq.
Por nuk ishin vetëm yjet e kinematografisë ato që tërhoqën gjithë sytë nga vetja. Mes tyre ishte edhe adoleshentja Lorde nga Irlanda, e cila në një bust të prerë dhe pantallona me bel të lartë nga Narciso Rodrigues, risolli një stil sa të vjetër aq edhe të ri.
“Boyhood”, drama e cila u vlerësua në “Golden Globes”
Edhe “Grand Budapest Hotel”, dhe “The Affair”, janë një ndër çmimet që janë ndarë në këtë mbrëmje, ndërkaq, çmimi për arritje në karrierë i është ndarë George Clooney. Çmimi për filmin, dramën më të mirë i është ndarë ‘Boyhood’ ndërsa ‘Grand Budapest Hotel’ ka dalë të jetë më e mira në zhanrin e komedisë. Aktori më i mirë në Film – Dramë është zgjedhur Eddie Redmayne –The Theory of Everything, aktorja më e mirë në Film – Dramë, Julianne Moore –Still Alice, kurse filmi i huaj është vlerësuar ai i Rusisë, Leviathan (Rusi).
Artistët iu bashkuan motos “Je suis Charlie”
Në mbrëmjen e ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Golden Globes”, shumë artistë i kanë kushtuar vëmendje edhe sulmit në revistën satirike “Charlie Hebdo”, ku artistët me famë, si përgjatë parakalimit në tapetin e kuq, por edhe gjatë pranimit të çmimeve kanë kujtuar më dhembshuri këtë sulm tragjik në Paris. George Clooney i cili u nderua me çmimin për arritjet jetësore, përgjatë pranimit të çmimit deklaroi “Je suis Charlie”. Edhe aktorja, Kathy Bates ka mbështetur “Charlie Hebdo”, në këtë ceremoni e cila ka shfrytëzuar celularin e saj për këtë fushatë. Ndërkaq, parakalimin nëpër tapetin e kuq me mbishkrimin “Je suis Charlie”, e ka bërë edhe aktorja e famshme Helen Mirren, raporton “The Independent”.
Edhe Rita Ora në “Golden Globes”
Mbrëmja e së dielës, në ceremoninë e “Golden Globes”, ka mbledhur fytyrat më me ndikim të filmit, muzikës dhe showbiz-it. Edhe këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka qenë e pranishme në këtë mbrëmje, por jo vetëm. Ajo është parë në qëndrojë me këngëtaren tjetër të famshme, Jennifer Lopez, të cilat, fotografi nga kjo ndejë kanë postuar në rrjete të ndryshme sociale.
J-Lo me dekolte tw hapur
Jennifer Lopez nuk ka zhgënjyer edhe një herë, duke u paraqitur e magjishme në tapetin e kuq të “Golden Globes”. Lopez ka qenë e shoqëruar nga kolegu i saj në filmin e ri “The Boy Next Door” e megjithëse janë munduar që në intervista të flasin për filmin, ka qenë e pamundur të mos komentohej dukja e këngëtares. Ajo ka veshur një fustan të Zuhair Murad, me dekolte mjaft të thellë që i ka tërhequr vëmendje edhe bashkëprezentuesit kur kanë dalë në skenë, Jeremy Renner, i cili e ka komentuar para gjithë të pranishmëve, duke e vënë në siklet bukuroshen 45 vjeçare.
Janë ndarë të dielën në mbrëmje çmimet e edicionit të 72-të të “Golden Globes” në ceremoninë e mbajtur në Beverli Hills të SHBA-ve.
Ja fituesit në të gjitha kategoritë:
Filmi më i mirë dramë – BOYHOOD
Filmi më i mirë komedi ose muzikal – THE GRAND BUDAPEST HOTEL
Aktori më i mirë në dramë – EDDIE REDMAYNE (The Theory of Everything)
Aktorja me e mirë në dramë – JULIANNE MOORE (Still Alice)
Aktori më i mirë në komedi ose muzikal – MICHAEL KEATON (Birdman)
Aktorja me e mirë në komedi ose muzikal – AMY ADAMS (Big Eyes)
Aktori dytësor më i mirë në dramë, komedi apo muzikal – J. K. SIMMONS (Whiplash)
Aktorja dytësorë më e mirë në dramë, komedi apo muzikal – PATRICIA ARQUETTE (Boyhood)
Regjia me e mirë – RICHARD LINKLATER (Boyhood)
Skenari më i mirë – BIRDMAN
Muzika më e mirë – THE THEORY OF EVERYTHING
Kënga më e mirë – “Glory” (Selma)
Filmi më i mirë i animuar – HOË TO TRAIN YOUR DRAGON 2
Filmi më i mirë i huaj – LEVIATHAN (Rusia)
TELEVIZION
Seriali më mirë dramë – THE AFFAIR
Seriali më i mirë komedi ose muzikal – TRANSPARENT
Aktori më i mirë në dramë – KEVIN SPACEY (House of Cards)
Aktorja me e mirë në dramë – RUTH ËILSON (The Affair)
Aktori më i mirë në komedi ose muzikal – JEFFREY TAMBOR (Transparent)
Aktorja më e mirë në komedi ose muzikal – GINA RODRIGUEZ (Jane the Virgin)
Aktori më i mirë në miniserial apo film televiziv – BILLY BOB THORNTON (Fargo)
Aktorja me e mirë në miniserial apo film televiziv – MAGGIE GYLLENHAAL (The Honourable Woman)
Aktori më i mirë dytësor në serial, miniserial apo film televiziv – MATT BOMER (The Normal Heart)
Aktorja më e mirë dytësore në serial, miniserial apo film televiziv – JOANNE FROGGATT (Doënton Abbey)
Miniseriali apo filmi televiziv më i mirë – FARGO.

