Për dy orë është bllokuar ditën e sotme trafiku në Durrës si pasojë e daljes nga shinat të një prej vagonave të trenit të mallrave të linjës Durrës-Elbasan.
Ngjarja ndodhi në afërsi të Shkëmbit të Kavajës në Durres . Shkak mësohet se ka qenë amortizimi i linjës hekurudhore.
Grupi i avarive ka bërë të mundur vënien brenda një kohe të shkurtër në funksion të linjës hekurudhore.
