Moikom Zeqo
(Parabola e kuptimeve )
Legjenda e krijimit të Golemit.
Dijetari famëmadh dhe i përkorë Gershom Scholem përmend burimet në kohëra.
Kështu në Komentarin e librit “Jezirah” nga Seudo-Saadia në fundshekullin XII shënohet: “Thuhet në “Midrash”, se Jeremia dhe Ben Sira bënë një krijesë në formë njeriu me anë të librit “Jezirah”, që në ballë kishte fjalën “emeth”, por kjo krijesë e quajtur Golem mbante në dorë një thikë dhe e kroi me thike dhe e zhduku germën aleph dhe mbeti fjala “meth”.
Në hebraisht “Emeth” do të thotë “E vërteta”, kurse “meth” do të thotë “i vdekur”.
Në një version më të mëvonshëm të legjendës së Golemit, që gjendet në një tekst kabalist të fillimshekullit XIII, atribuar Juda Ben Bathyras gjithashtu rrëfehet se “Profeti Jeremia po punonte në vetmi me librin “Jezirah”. i vjen një zë nga qielli dhe i thotë: “Gjeji vetes një shok”. Ai shkoi tek i biri Ben Sira dhe për tre vjet ata e studiuan librin “Jezirah”ˆ.
Vendosën të punonin me alfabetet, të hartimit dhe të fjalëformimit dhe u krijua një krijesë në formë njeriu në ballin e të cilit qenë fjalët: “YHWH Elohim Emeth”.
Por na ishte një thikë në dorën e këtij njeriu të porsakrijuar, me të cilin ai e kruajti aleph-in nga Emeth, kështu mbeti vetëm meth.
Në çast Jeremia çjerr rrobat dhe i thotë: “Pse e hoqe aleph-in nga Emeth-i?”
Pse e bën Jeremia gjestin e tij ritual të tmerrit si para aktit të një blasfemie?
Krijesa qe Golemi, në fillim në ballin e tij shkruhej “E vërteta” dmth “Emeth”, kurse “meth” tregon “vdekjen”. Jeremia e pyet ahere Golemin për kuptimin fatal të veprimit të tij dhe ahere Golemi i shpjegon këtë thagmë: “Po të them një parabolë. Na ishte njëherë një arkitekt i cili ndërtonte shumë shtëpi, qytete, sheshe, tempuj.
Askush nuk mund ta konkurronte artin e tij.
Askush nuk krahasohej me dijet dhe mjeshtërinë e tij, deri sa afruan dy dishepuj.
Ai u mësoi atyre të fshehtat e artit të tij.
Dishepujt i mësuan teknikat e duhura, mbas kësaj ata i dredhonin mjeshtrit, u larguan dhe nisën të punonin si arkitektë, vetëm se për ç’merrte mjeshtri një talerë, ata merrnin gjashtë groshë.
Por njerëzit pushuan së nderuari mjeshtrin dhe u jepnin porosi për ndërtime dy të tjerëve.
Kështu u harrua arkitekti që u mësoi sekretet dhe dishepujt e mohuan.”
Gershon Scholemi e interpreton legjendën.
Krijimi i Golemit është si shëmbëlltyra e dy dishepujve mosmirënjohës.
Po profeti Jeremia përdor formulën e shkatërrimit të krijesës magjike.
Legjenda e Golemit mbyllet me fjalët e Jeremias: “Me të vërtetë këto gjëra duhen studiuar për të njohur pushtetin e gjithëfuqinë e Krijuesit Zot të botës dhe jo me qëllimin për t’i realizuar ato nga qenie të dyta.”
Golemi është metafora e artit.
Golemi u shpik nga kombinimi dhe përzierja enigmatike e fjalëve dhe germave, – alternativë e Kabalës. Kështu janë krijuar eposet, piramidat, por edhe Mona Liza. Odiseu dhe Akili janë forma të Golemit, si shumësi.
Po kështu Don Kishoti dhe Hamleti.
E përsëris: Mona Liza është Golemi Femër që e ka në ballë fjalën vezulluese “Emeth”, por asnjëherë fjalën e sakatuar “meth”.
Edhe Leonardo Da Vinçi është si profeti Jeremia.
Por ai nuk e shkatërron dot Krijesën e tij, por vetëm e përsos edhe gjatë mungesës së tij vdekësore, që është një formë e Amshimit.
Ah, Jeremia, Binjaku Mohues! (2019)

Interesant,teper interesant,si te gjitha shkrimet qe sjell Z.Moikom Zeqo.Do te ishte ne interes te shqiptareve,historiku i dy
toponimeve ne Shqiperi, se ç’lidhje ka shëmbëlltyra e deformuar Golem,me Golemin ndermjet Durresit dhe Kavajes direkt
ne bregdet,dhe Golemin ne zonen e Kurveleshit mbi 1000 m mbi nivelin e Detit.Jan toponime para periudhes se pushtimit
Bullgar,apo pas saj?Kjo,meqë ne Prespën e madhe egziston nje ishull me emrin Golem,”Golem Grad”,por qe konstatova,se ne
maqedonisht,Golem,do te thote i madh.Afer me Golemin ne bregdetë,ka nje Fshat qe quhet Kryemëdhenj,qe le te medosh
se domethenia e Golemit ne shqip,nuk ka te beje me ate qe shpjegohet ne hebraisht,por me kuptimin ne maqedonisht(bullgarisht)
!Helmeta e Skenderbeut tregon,se ka pasur koken e vogel,megjithese trup te madh.Kete fenomen e shohim edhe tek Tom Doshi,
me shtat te larte,por me koke te vogel.Ndryshe eshte puna me Anxhela Martinin,bukuroshe,shtatlarte por me koke te madhe.
Ndersa Monika Kryemadhi shtatshkurter,ka koke te madhe,ashtu si Burri i saj.
Nuk di c te sajoje me ly i ngrati dhe kopjon artikuj te botuar 30 e kusur vjeg me par.
Po boll i ricikluat gomarlleqet qe Moikomi i shet si te vetat.
Ky akoma i njeh shqiptaret qe vetem lexojne veprat qe miratonte Partia dhe vetem Mojkomi ka monopolin te lexoje libra te vyer.
Thojini qe vetem çilimijte dhe analfabetet genjehen nga keto avazet.
Jo per gje po gazetat serioze ne bote nuk i shesin per kulture artikuj te tille po e shumta kuriozitete
http://www.polistampa.com/scheda_recensione.php?id=21256
Golem vjen nga Sllavishtja e vjeter,qe do te thote I MADH
Ai ishulli ne Prespe do te thote Qytet i Madh.
Gollo Berdo-Golloborda,do te thote:koder e madhe.
Demo, e ke gabim. Golo Brdo do te thote koder e zhveshur: Golo- e zhveshur dhe Brdo- koder. Emri Golloborda eshte sajuar nga sllavet në menyre verbale te padokumentuar, por Dibra jugore ka patur emer tjeter, Kalabardha. Në hartat e shekullit te XIX dhe fillim te XX gjendet me emrin Kolobarda ose Kolobardha, qe lidhet me emrin e vjeter te saj Kalabardha. Sllavet gjithmone i kane ndryshuar emrat iliro-arberore, ndersa shqiptaret nuk I nderojne edhe kur i dine emrat para sllave, gje qe lehteson spekullimet sllave.
O Zigur!Me duket se ne Prespe eshte edhe nje ishull tjeter qe quhet Malli Grad,qe dmth.qytet i vogel.Nuk jam i sigurte.
demo
Ate e gjeta qe do te thote i Madh (Qytet i Madh),por doja te dija lidhjen e Golemit ne hebraisht me Golemin ne bullgarisht.
Fakti qe prane Golemit eshte Fshati Kryemëdhenj,te le te mendosh se ndoshta ekuivalenti i tij ne shqip ka mbijetuar,pra
bullgaret vetem kan pershtatur ne bullgarisht emrin e Fshatit ne shqip,Krye-mëdhenj.Por ndoshta nuk eshte kjo.Fjala
Golem vjen nga hebraishtja,qe do te thote “masë pa formë”,apo shembelltire e deformuar,por doja te dija metamorfozen
e fjales nga hebraishtja ne bullgarisht.Kur mendon se dy Fshatrat kan pozicion gjeografik diametralisht te kundert,njeri
ne male,ne lartesi mbi 1000 m,tjetri ne bregdet,ka diçka per tu shpjeguar,se ku eshte i/e madh qe justifikon toponimin e
tyre,ashtu si nuk e justifikon”Golem Grad” ne nje ishull ku ka vetem nje Kishe! Tung