Perla e James Rodriguez ndaj Uruguait në Botërorin e Brazilit është goli më i mirë i vitit 2014. Ylli i Real Madridit fitoi çmimin “Puskas” të FIFA-s në ceremoninë gala të Zyrihut.
Kolumbiani me kontrollin e tij elegant dhe gjysmërrotullimin e finalizuar me goditjen fantastike në ndeshjen me Uruguain mposhti konkurrencën e fluturimit të mrekullueshëm të Van Persie në sfidën me Spanjën, ndërsa në garë këtë vit për çmimin që mban emrin e legjendarit hungarez ishte dhe një futbolliste femër, Stephani Rocher për një gol të mrekullueshëm të shënuar.
