Gomari gjithmonë në krye të karvanit

redaktor

Letër e nënshkruar

Mehmet Metaj

Prej 24-vjetesh “pimë kafe” dhe nuk lodhemi së foluri për mbarëvajtjen e këtij vendi të vogël ku jetojmë.
Ky vend megjithese eshte ne prag te futjes ne BE ka “ushqyer” shume nga ata qe Moikom Zeqo i quan ballistet e sotem, dhe keta jane nga te krahet, nga e majta e nga e djathta, ne qender e pertej saje, qe nga Nano-Berishet, e deri tek dordolecët liliput si Lul Basha, që kur na del dhe flet për “pop-litikë” na duket se flet për një planet tjetër.
“Ballistë të sotëm” ka ne te gjitha partite. Se ne parti dhe politike, ne pergjithesi kanë shkuar dhe merren ata njerez qe s’dinë të bëjnë asgjë në profesionin e tyre, dhe si mund të jenë në gjendje këta të “bëjnë” Shqiperinë dhe të ardhmen tonë Evropiane? Ka ardhur koha pas tranzicionit rrumpalle këta “ballistët e sotëm” të zhduken nga politika dhe ekranet televizive, parlamenti e kudo, se ka ardhur dita që dhe ne të shohim dhe dëgjojmë në TV njerëz normalë dhe të ditur mbi mesataren e nivelit qytetar dhe jo dallkaukë demode’, modele të kohëve haxhiqamiliste.
Përndryshe na shkon per shtat anekdoda therrëse qe tek ne “del gomari gjithmone ne krye te karvanit” prandaj mbetemi në vendnumëro dhe të vonuar në stadet dhe standartet e zhvillimit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *