Gomonia me 812 kg marijuanë drejt Italisë, arrestohen trafikantët

Elton Tafaruci

Një ngarkese e madhe marijuane është kapur në orën 02:00 të mëngjesit nga policia italiane. Droga ishte nisur nga Orikumi në Vlorë mbrëmjen e djeshme. Policia ka arrestuar dy trafikantët ndërsa bën të ditur edhe detajet e operacionit të përbashkët Shqipëri-Itali.

“Në afërsi të Orikumit,  është identifikuar dhe sekuestruar një mjet lundrimi i tipit gomone me dy motora. Ndërsa në afërsi të vendit të quajtur Kepi i Gjuhzës, u identifikua një mjet lundrues i paidentifikuar, i cili lëvizte në drejtim lindje-perëndim”, deklaron policia.

“Në ndjekje të tij u vunë shërbimet e Repartit Special “Delta” dhe të Njësisë së Guardia di Financa në Vlorë dhe njëkohësisht operacioni u koordinua me shërbimet e Guardia di Financa të Barit. Rreth orë 02.10 (e premte) shërbimet e Guardia di Financa, në afërsi të Leçes, kanë arritur të identifikojë dhe të ndalojë mjetin e lundrimit tip gomone me motor 250 kuaj fuqi.

U sekuestrua një sasi mariuanë prej rreth 812 kg, e ndarë në 30 pako,  dhe në pranga u vunë  shtetasit D. A. dhe A. B. 36 vjeç dhe 38 vjeç, të dy nga qyteti i Vlorës.

Autoritetet italiane, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po punon për dokumentimin e plotë veprimtarisë kriminale të personave të arrestuar”, deklaron Policia e Shtetit.

gomonia1gomonia223gomonia

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *