Pas dështimit në “Camp Nou” dhe gishtit të mesit treguar tifozëve, gjest ky i falur nga UEFA, java e Gonzalo Higuain është pasuruar me një kapitull të ri.
Argjentina ka nxjerrë listën e të grumbulluarve për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Rusi 2018 dhe përsëri emri i qendërsulmuesit të Juventus nuk ka qenë pjesë e listës.
Ky ka qenë përjashtimi i dytë radhazi i “El Pipita”-s nga trajneri Sampaoli, i cili ka preferuar t;i besojë Dybala-s dhe Icardi-t për dy ndeshjet që “Seleccion” do të luajë kundër Peru dhe Ekuador (5 dhe 10 tetor).
Një herë mund të ndodhë dhe mund të shërbejë, siç ka nënvizuar edhe Allegri, për të mbledhur energjitë në aspektin fizik dhe atë psikologjik, por dy janë një sinjal alarmi. Argjentina do të luajë për kualifikimin në 180 minuta, duhen dy fitore për të siguruar një vend në Rusi 2018-të dhe fakti që Sampaoli nuk e konsideron Gonzalon të domosdoshëm në një moment kaq delikat është një mesazh i rëndësishëm. Jashtë forme dhe aspak vendimtar në ndeshjet e mëdha, ky Higuain nuk i duhet kombëtares, edhe nëse Argjentina do të kualifikohej për në Kupën e Botës.
