Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social lidhur me transferimin e dosjes 184 për hetim në prokurorinë e Dibrës.
Varrosja e dosjes 184, e cila u mbajt e bllokuar për tre vjet dhe ku “peshqit e mëdhenj” kryeministër ministra,deputetet etj, që i mori vesh gjithë bota dhe u shpëtuan nga prokuroria në mënyrën me kriminale është demaskimi i plotë dhe pa alibi për reformën në drejtësi të rilindjes që zgjodhi Arta Markun me 69 vota.” shkruan Vasili, ndërsa shtron edhe disa pyetje.
“Pse nuk e hetuan dhe çuan përpara drejtësisë Arta Marku dhe Donika Prela për tre vjet dosjen 184?
Po ministrat dhe deputetet Gjykata e Dibrës do t’i gjykojë? Po që do përgjigjen deri në një për shpërdorim detyre këta prokurorë a e dinë? Po që kanë përgjegjësi shumë të rëndë për mos-hetimin dhe mos-dënimin e krimit zgjedhor a e dinë?
Po që nuk do t’i falë askush dhe toleranca për këta shpërdorues detyre do jetë zero a e dinë?
Pres të të dëgjoj ndonjë opinion edhe nga këta duartrokitësit e mëdhenj në anglisht të reformës në drejtësi. Por, jo jo, këta janë memecë edhe përpara skandalit sa një mal.
Këta flasin vetëm për “mrekullinë imagjinare” të reformës në drejtësi si e bukura e dheut të globit dhe “sukseset” e saj madhështore në shkretimin dhe shkatërrimin e drejtësisë. Euraliusi mund të transfetohet tash në Dibër!!
Reforma e rilindjes ishte kapje e drejtësisë,pa-ndëshkueshmëri dhe autostrade për kriminelet, kush nuk e sheh i plaçin sytë, kush e sheh dhe e fsheh paste faqen e zezë. Goodbye reforma në drejtësi dhe udhë të mbarë për në Dibër.” përfundon Vasili.
b.b/dita
