Google mund të manipulojë zgjedhjet?

redaktor

Motori më i përdorur i kërkimit në të gjithë botën është shumë i fuqishëm dhe zgjedhjet kombëtare janë aq të tendosura, saqë dhe një algoritëm i fshehtë i Google do të trondisë zgjedhjet presidenciale të 2016 në SHBA. Kështu thotë Robert Epstein, psikolog në American Institute for Behavioral Research and Technology.

Në një editorial për Politico.com, Epstein thotë se skuadra e tij e studiuesve kanë parë sjelljen e votuesve të pavendosur që janë më të ekspozuar ndaj manipulimit të rezultateve të kërkimit. Duke shfaqur rezultate që tregojnë një favorizim sado më të lehtë të një kandidati të veçantë, kërkimet zhvendosin opinionin drejt këtij kandidati.

Studimi thotë se vlerësimi për një kandidat u rrit nga 37% në 63% brenda 15 minutash të sesionit të kërkimit. Studimi është bërë në persona anonimë, që përfshin 4500 votues të pavendosur në SHBA dhe Indi-raporton Tch.

Një zëdhënse e Google tha se algoritmi është dizenjuar të nxjerrë “përgjigjet përkatëse”, dhe favorizimi i tyre për një person apo një tjetër, “mund të minojë besimin e njerëzve në rezultatet tona dhe kompaninë tonë

Epstein thotë se përgjigja e Google është e “pakuptimtë”. “Google mund të manipulojë shumë lehtë zgjedhjet në të gjithë botën, nëse e lexoni këtë”, tha Epstein.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *