Google u ka plotësuar sot dëshirën shqiptarëve, duke u veshur me ngjyrat kuq e zi. Motori më i madh i kërkimit ka ndërruar veshjen pak pas mesnate, pas peticionit të iniciuar nga Klajdi Hëna, një djalë nga Korça, me banim në SHBA.
Google ndryshon logon në raste përvjetorësh apo ditëlindjesh të njerëzve që kanë lënë gjurmë në historinë e njerëzimit. Kësaj radhe, Google ka respektuar dëshirën e shqiptarëve, por logoja kuq e zi nuk është mundur të shihet në të gjithë botën. Ajo është e dukshme vetëm në Shqipëri.
falnderojme Goglen per miresine dhe respektin ndaj popullit shqiptar dhe simboleve te tij kombetare.I urojme suksese dhe mbaresi ne punen e saj shume te vyere per miresine qe I ben njerzimit ne bote ne kete shekull.