Flet Arben Rroko, kryetar i Shoqatës Atdhetare-Kulturore “Gora’
Zoti Rroko, çfarë u festua dje në Gorë?
Shoqata Atdhetare Kulturore Gora në bashkëpunim me komunën Dardhas në rrethin e Pogradecit përkujtuan 102 vjetorin e ngritjes së flamurit në krahinën e Gorës. Ne kujutuam me respekt dhe mirënjohje kapedanët, komandantët, të gjithë ata bija dhe bij që dhanë gjakun e tyre jo vetëm për Gorën, por për gjithë Shqipërinë. Për të arritur deri këtu, gorarëve iu është dashur të bëjnë një rrugë të gjatë dhe të vëshirë. Kështu në 28 korrik të vitit 1912 në “Gurin e Kamjes” gorarët të organizuar në 7 çeta me mbi 800 luftëtarë nga Gora, Mokra dhe Opari shporrën xhonturqit, ngritën flamurin në Gurin e Kamjes dhe shpallën pavarësinë e krahinës dhe Pogradecit! Kjo ditë e shënuar për qarkun e Korçës do të ishte pararendëse e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë vetëm katër muaj më pas, më 28 nëntor 1912. Kjo ditë përkujtohet çdo vit nga banorët përmes festave dhe aktiviteteve të ndryshme. Këtë vit, na nderuan me pjesëmarrjen e tyre deputetët e qarkut, Arta Dade, Spartak Braho dhe Ilir Xhakolli.
Në këtë ditë ju nderuat me titullin “Nderi i Krahinës” deputeten Arta Dade. Cili ishte motivacioni i këtij titulli?
Kryesia e Shoqatës Atdhetare Kulturore “Gora” në mbledhjen e fundit me unanimitet vendosi t’i japë titullin “Nderi i krahinës” deputetes Arta Dade, me motivacionin “Për kontribut të shquar për krahinën dhe shoqatën”. Zonja Dade është një politikane mjaft e përkushtuar në parlamentin dhe politikën shqiptare që ka bërë jashtëzakonisht shumë për krahinën tonë. Mbi të gjitha, ajo është një atdhetare e flaktë për mbrojtjen e interesave kombëtare.
Çfarë simbolike merr ky titull në këtë 70-vjetor të çlirimit të Shqipërisë?
Merr një simbolikë të veçantë. Me këtë ne duam të tregojmë se Shoqata A K “Gora” nderon njerëzit atdhetarë dhe luftëtarët e vijës së parë, se janë ata që duhet të shpërblehen me mirënjohjen e merituar dhe se shembulli i tyre duhet të shërbejë për të gjithë, politikanë dhe qytetarë qofshin.
Arta atdhetare!!! Cna shkrite! Jepjani edhe cunave te Artes se dine ti perdorin mire koburet.
Kam punuar disa vjet në zonën e Gorës? Ju kam rëné pellëmbë më pëllëmbë fshatrave gorarë sidomos atyre te përfshira ne rrethin e. Pogradecit. Vërçuni,prenishti,osnati,dërdusha,stërkanji,niça,dardhasi (ish-beragozhdi) kanë qënë shtepia ime. Popull patriot e mikpritës? “Guri i Kamjes” monumenti më madheshtor natyror i zonës? Zona e “varreve të grekut” dhe pylli fantastikë! Bëjne mire gorarët qe përkujtojnë ngjarje te tilla historike! Ju qofsha falë? Tung!
PSE nuk e jepni komentin o felliqesira te kombit o kelyshe te komunizmit .
KETU qenkan mbledhur tere mendje pjerdhurit e krahines te gores dhe me gjere ,,.