Gorbaçovi këshillon Rusinë dhe SHBA-në që të shkrijnë marrëdhëniet

Ornela

Në artikullin me titull “Për të shkrirë marrëdhëniet” i publikuar në gazetën e qeverisë “Rossiyskaya Gazeta”, Gorbaçov paralajmëroi për pasojat potenciale që sjell konflikti mes dy vendeve

Ish drejtuesi sovjetik, Mikail Gorbaçov, ka bërë thirrje dje për të zhvilluar një samit mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara me qëllim “shkrirjen e marrëdhënieve” dhe shmangien e një përballjeje mes dy vendeve. Gorbaçov, politika e të cilit pati një rol kyç në fundin e Luftës së Ftohtë, ka paralajmëruar për pasojat potenciale që do të kishte ai vend që nuk do të ulte tensionin. “Kjo është ekstremisht e rrezikshme. Mund të mos i kalojmë këto ditë, dikush mund të humbas durimin”, ka thënë ai në një artikull me titullin “Për të shkrirë marrëdhëniet” i publikuar në gazetën e qeverisë “Rossiyskaya Gazeta”.

“Sugjeroj liderët e Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara që të mendojnë të zhvillojnë një samit me një axhendë të gjerë, pa kushte paraprake”, shkroi ai, duke shtuar se e njëjta lloj mbledhjeje duhet të organizohet mes Rusisë dhe BE-së. Çështja e Ukrainës është më e keqja mes Moskës dhe Perëndimit që prej fundit të Luftës së Ftohtë para më shumë se dy dekadash. Gorbaçov paralajmëroi për një luftë të re të Ftohtë gjatë vizitës së tij në Gjermani me rastin e përvjetorit të rënies së Murit të Berlinit.

“Nëse gjykojmë nga deklaratat e fundit, diplomatët në të dy krahët përgatiten për një përballje afatgjatë”, shprehu Gorbaçov, që është një figurë e respektuar në nivel ndërkombëtar, por që ka shumë pak fansa në Rusi. Ish-drejtuesi, fitues i Nobelit për paqen, tregon me gisht përgjegjësinë e veçantë të Rusisë dhe SHBA-së duke u shprehur se “kur ata largohen, e gjithë bota përballet me pasoja të rënda”.

Mbi çështjen ukrainase, ai vlerëson se ushtria ukrainase dhe separatistët e shkelin që të dy armëpushimin, janë që të dy fajtorë që përdorin armë me rrezikshmëri të lartë dhe që nuk respektojnë të Drejtat e Njeriut.

Ish-kryetari, që ka kritikuar presidentin Vladimir Putin në të kaluarën, e mbështeti aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia në shkurt duke vlerësuar se bëhej fjalë që të korrigjohej një gabim që daton në epokën sovjetike.

Shtetet e Bashkuara, NATO dhe Bashkimi Europian akuzojnë Rusinë se po dërgon trupa dhe armë për të mbështetur separatist prorusë në lindje të Ukrainës dhe kanë vendosur sanksione ndaj Moskës. Rusia refuzon se ka ofruar mbështetje ushtarake ndaj rebelëve dhe refuzon kritikat perëndimore për aneksimin e Krimesë në mars duke argumentuar se krimeasit e kanë vendosur vetë me anë të një referendumi.

Share This Article
3 Comments
  • Ketij matufit i ka kaluar vakti.Vuan disa para me biznese me perendimin dhe tani kerkojn
    te nderrojn politiken.Muzhike derra ortodokse ,Bota perdor Dollar dhe jo Rubel.
    Aneksoi abkazien,perendimi heshti,por qenit po i dhe doren te merr krahun.
    500 vjet ekspansion,vrasje,perdhunime,vjedhje,grabitje te fqinjeve dhe akoma nuk kan te ngopur akoma ndihen ne te drejte.Do te ishte pabesi e perendemit nese nuk armatos Ukrainen,do te ishte i njejti gabim si ne 1956 kur lan Hungarine ne balte,ne dore te muzhikve rus.Mjafton edhe pak shterngese te bllokades,mjafton edhe pak koh qe cmimi i naftes te
    rrije ne kete nivel dhe muzhiket ti dorzojn te gjith Dollaret e fituar deri tani dhe te shkoje ekonomia ne hale.

  • Ky ”matufi” rrezoi murin e Berlinit dhe te zuri ty brenda se bashku me brekedhjerit tuaj perendimore, qe tani keni vene ne shitje edhe grate per te shpetuar nga kriza, ore te degjeneruar ne te gjitha poret e trupit. Vrasjet e grave, femijeve, bombardimet e shkaterrimet e qyteteve e fshatrave ne Afganistan, Irak, Libi, Siri, Palstine e Ukrahine veper e kujt jane? Perse sulmohen e pushtohen vende sovrane ?. Je ne krize?. I ben per sport?. Je paqedashes ?. Ku don te shkosh ?. C’fare kerkon ?. C’do te besh atje ku don te shkosh ?. Ae din se c’fare te pret ?……………. Jo jo jo ti nuk din asgje o mjerani brek-dhjere Pirro . Ti din te ushtrosh vetem nje profesion dhe nuk je i vetem, ate te koqe-lepiresit.
    Historia jo e larget e ka varrosur ne1945 nazi-fashizmin italo-gjerman, ideologji te cilen ne teori dhe praktike e zbaton Amerika dhe satelitja e saj kurve Europa perendimore, me Cian dhe naton ne krye. STALINGRADI tashme gjendet ne ç’do vend, ku shtrihet nga kufijt perendimore te Spanjes e Frances dhe mbaron ne Japoni me gjatesi dhe gjeresi fronti maksimale.
    Ti saluto pirro-pirraqoni, vai a fan cullo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *