Gorbaçov: Njerëzimi rrezikohet nga shfarosja totale

Ornela
BERLIN, GERMANY - NOVEMBER 08: Former Soviet leader Mikhail Gorbachev attends a podium discussion on the eve of the 25th anniversary of the fall of the Berlin Wall on November 8, 2014 in Berlin, Germany. Gorbachev's liberalization of the political climate within the Cold War-era eastern Bloc allowed for mass demonstrations and ultimately the overthrow of communist dictatorships across the region. Germany will celebrate the 25th anniversary of the fall of the Berlin Wall on November 9 with a 15km light installation that runs along the course of the former Wall that once divided Berlin into communist East and capitalist West. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

Lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov paralajmëron se njerëzimi rrezikohet nga shfarosja totale, nëse nis një luftë e re botërore. Në një intervistë për BBC, Gorbaçov kërkon nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të shkatërrojnë arsenalin e armëve bërthamore.

“Për sa kohë që ekzistojnë armët e shkatërrimit në masë, sidomos ato bërthamoret, rreziku është kolosal. Të gjitha vendet, pa përjashtim duhet të vendosin shkatërrimin e armëve bërthamore”.

Kur flet për rrezikun e një lufte të re botërore, Gorbaçov i referohet tensioneve tepër të larta mes Rusisë dhe Perëndimit, e po ashtu edhe tërheqjes vitin e kaluar të Shteteve të Bashkuara nga pakti i armëve bërthamore, që ai e nënshkroi me Ronald Reganin në vitin 1987.

“Në vende të ndryshme ka konfrontime me armë, avionë e anije dërgohen andej, këtej, kudo. Kjo nuk është situata që duam”.

Komentet, ish-udhëheqësi sovjetik sot 88-vjeç i bëri këto paralajmërime në 30-vjetorin e rënies së murit të Berlinit, që i dha fund luftës së ftohtë.

o.j/dita

Share This Article
8 Comments
    • Gorbaçovi nje burre i madh shteti, fale tij perandoria e se keqes u shperbe, diktaturat ra ne BRSS dhe ne shtetet ish komuniste te Europes. FURTUNA, pliafin me kos e meriton Ali Baba me dyzet hajdutet e rilindjes ku dhe ti duhet te jesh pjese e saj.

    • Unë do ti jepja një salçiçe me kos që e ktheu botë nga bipolare në një pol a re duke bërë nul narreveshjen bërthamore e jo vetëm.
      Bota duhet, mundësisht, shumë polare.

  • Ti qe shkruan me emertimin “Fortuna” te kesh turp per budallalleqet qe shgraps sepse ke ne dispozicion nje lap top, por nga mendja je fare tape topi. Zoti Gorbacov ka hyre ne histori si nje personalitet qe e coi perpara procesin e shperberjes se ish Bashkimit Sovjetik dhe te partise komuniste qe sundonte ne ate “burg popujsh”, kurse ti, nje njeri pa asnje vlere do te ishe duke ngrene kos pa pilaf pa ndikimin e vepres se M. Gorbacovit edhe mes ne shiptareve.

  • Nuk po di fort mire.
    Por,per,cfare jetuame deri me 1990 dhe per cfare jetojme nga 1990 e kendej deri me sot 2019.Fundi dalte hajer.Se per Dine e Iman zore se mund te lavderojme aktualitetin ne Shqiperi.
    Per ne vende te tjera asht dicka ndryshej.Po jo kushdi se cfare.

  • @MH….a te keqen e asaj kohe sa mall kam…gjumi top, me njerez, me harmoni,me pasterti.. me kujtohet gjyshi kur ne filluam te ngrinim dy gishta.Liri-demokraci…aaaa thoshte i shkreti..syte do u nxjerin ato dy gishta

  • vet Gorbacovi eshte shprehur se në vitet 1985 – 90 kishte ardhur nje pike ku nuk kishte rruge tjeter vecse të ndryshohej kursi

    Ishte koha ishin rrethanat ishte renia e pandalshme e ekonomise, shpenzimet ushtarake në garë me Perëndimin, situatat nderkombetare, lodhja e popujve nga propaganda boshe etj qe ndryshuan situaten në ish Baahkimin Sovjetik dhe vendet e Europes Lindore, perfshi Shqiperine

    Por Gorbacovi ishte në krahun pozitiv te situates, prandaj dhe ka respektin e Perendimit dhe mbarë njerezimit

    Ndryshimet politike në vitet 90 ishin të Pashmangshme

  • Furtuna ke shume te drejte ..! Gorgacovi eshte “shtrembesira ” e planetit , eshte kunder pushtetit qe i jep te drejten popullit te qeverise . Kjo e ashtuquajtura demokraci eshte e vlefshme vetem per boirgjezet , oligarket , famekeqte qe shtojne miliardat , pra “kartat e stamposura” sikurse i quan nje aktor i njohur grek ne rolin e tij , kur popujt nuk kane te hane . Pjese e tyre eshte dhe Gorbacovi , qe nuk jemi te sigurt se si mundi te bente “karriere ” ne nje shtet ku idete e Marksit pas jetes 40 ditore te Komunies se Parisit qe u permbys nga “kafshet “e njerezimit , pati jete , bile te lavdishme deri kur “njeriu pa qime” apo Hrushovi si e quanin , sollen ne fuqi “te pa shpirrtet “. Detyra jone “Furtuna ” i nderruar eshte te jemi vigjilente , te organizuar , te pregatitur per gjemen vertet te madhe qe e pret njerezimin nga antagonizmi i pakontrrolluar i “shpirt zinjve ” te njerezimit ..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *