Governatori i ri i Rusisë në Ballkan

redaktor

Nga Shaban Murati

Emrat e ambasadorëve, që shtetet e mëdha caktojnë në shtetet e vegjël, shprehin interesin ose painteresin e fuqive të mëdha për shtetin, ku i akreditojnë. Kur ambasadorët e rinj të shteteve të mëdha janë ujqër të diplomacisë, kjo duhet marrë si sinjal i zhvillimeve të reja të papritura jo vetëm në atë shtet, por edhe në atë rajon.

Në këtë kuadër edhe emërimi i ambasadorit të ri të Rusisë në Serbi, Aleksandër Bocan-Harçenko, nuk duhet parë si një rutinë zëvëndësimi, por si përurim i një faze të re të ofensivës së diplomacisë dhe të politikës ruse në Ballkan.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi publikisht entuziazmin e tij për këtë emërim diplomatik, duke e përkufizuar ambasadorin e ri rus si “anëtar i forcave speciale diplomatike ruse dhe një nder i jashtëzakonshëm për Serbinë”.

Aleksandër Bocan-Harçenko është ndër arkitektët e politikës ruse në Ballkan në 25 vitet e fundit dhe emri i tij është ndër gatuesit e çdo intrige dhe destruktiviteti diplomatik rus në rajon.

Në Dejton në bisedimet ndërkombëtare për luftën në Bosnjë ai përfaqësonte Rusinë me planin për krijimin e të ashtuquajturës “serpska republika” si kusht rus për heqjen dorë të Serbisë nga lufta në Bosnjë.

Në bisedimet ndërkombëtare për statusin e Kosovës, ku ishte përfaqësues i Rusisë në trojkën BE-SHBA-Rusi, Harçenko ishte refuzuesi kryesor i konsensusit ndërkombëtar për planin Ahtisaari dhe artizani i vetos ruse në Këshillin e Sigurimit kundër pavarësisë së Kosovës.

Në mandatin si ambasador i Rusisë në Sarajevë ai kulmoi politikën separatiste të “serpska republikës” dhe lidhjen e kukullës ruse Milorad Dodik me strategjinë e Moskës për mosfunksionimin e shtetit të Bosnjë- Hercegovinës për të penguar rrugën e atij shteti për integrim në BE dhe në NATO.

Duhet theksuar se fryma e politikës ballkanike të Moskës dhe e strategjisë ruse në Ballkan, ku ambasadori i ri rus ka qenë ndër arkitektët kryesorë, është karakterizuar nga një antishqiptarizëm konstant i diplomacisë ruse, dhe në këtë linjë ai merr një detyrë të re strategjike për një ofensivë ndikimi në shkallë rajonale.

Emërimi i tij në Serbi tani nuk është i rastësishëm. Siç shkruante në 16 korrik portali i njohur polygraph.info: “Emërimi i Harçenkos si ambasador në Beograd shihet si sinjal i qartë për qëllimet e Moskës për të ruajtur dhe mundësisht për të rritur influencën e saj në Ballkan”.

Ambasadori i ri rus në Serbi, ujk i vjetër i diplomacisë ruse, vjen jo vetëm për t’i shtrënguar vidat ruse Serbisë, por vjen për politikën dhe strategjinë ruse për të turbulluar gjithë Ballkanin.

Këtë platformë agresive të një ofensive të re diplomatike dhe të luftës hibride ruse në krejt rajonin e parashtroi pa asnjë veshje diplomatike vetë ambasadori i ri rus në Beograd në një intervistë me agjencinë zyrtare serbe të lajmeve “Tanjug” në 1 gusht, një javë pas paraqitjes së letrave të tij kredenciale.

Nuk do ta besoni deklarimine tij, kur e shpall veten jo thjesht ambasador i Rusisë në Serbi, por merr përsipër rolin e një governatori për krejt Ballkanin. Ja fjalët e tij në ligjëratë të drejtë, sipas portalit të njohur serb “B92” të datës 1 gusht:

“Bashkë me Serbinë, unë do të përpiqem që të rivendos ligjin ndërkombëtar në rajon, në rradhë të parë kur është fjala për çështjen e Kosovës. Unë e konsideroj rivendosjen e ligjit ndërkombëtar në rajon detyrën time kryesore si ambasador i Rusisë në Serbi”.

Fakti se me këtë gjuhë megallomane të kohës së Traktatit ushtarak të Varshavës flet një nga diplomatët më të vjetër të MPJ të Rusisë don të thotë se ka një ngutje nga diplomacia ruse për t’u hedhur sa më parë në një betejë të re panballkanike. Governatori rus shpalli detyrën e tij kryesore, por ka caktuar edhe gardianin rajonal policor e ushtarak, Serbinë, për të detyruar Ballkanin të rreshtohet në ligjin ndërkombëtar rus.

Në aspektin diplomatik është e pazakontë një pretencion kaq i madh gjeografik dhe diplomatik i një ambasadori, pavarësisht se përfaqëson një shtet të madh, se ka ardhur në Beograd të rivendosë ligjin ndërkombëtar në gjithë rajonin. Duket si një ambicje në fabulën e njohur të La Fontenit, kur i jep vetes skeptrin e governatorit të rajonit.

Se çfarë i lejohet nga qeveria dhe nga shteti serb ambasadorit të ri rus në Beograd për të bërë çfarë t’i dojë qejfi në vendin ku është akredituar është çeshtje e brendshme e Serbisë. Por që të pretendojë të drejtën dhe forcën për të rivendour ligjin ndërkombëtar në gjithë vendet e rajonit, kjo është  një barrë atlasiane, që as ambasadori i Rusisë në Beograd dhe as vetë presidenti Putin nuk e mban dot.

Rusisë as ia ka kërkuar, as ia ka ngarkuar dhe as ia lejon ndonjë shtet i Ballkanit, përveç Serbisë, që të bëjë ligjin në to.

Ambasadori rus nga përvoja e gjatë diplomatike me Ballkanin e din se të gjithë shtetet e rajonit janë të përfshirë me dëshirën e tyre në rrugën e anëtarësimit në BE. Vetë Serbia është shtet kandidat i BE dhe ka hapur bisedimet e pranimit, ku ka përfunduar 16 kapituj nga 35, që duhen nënshkruar.

Në rajon ka dhjetë shtete, të cilat janë anëtarë të aleancës ushtarako-politike të NATO-s. A ka logjikë që pranon absurdin e ambasadorit rus se dotë rivendosë ligjin ndërkombëtar rus në dhjetë shtete të NATO-s, nga Kroacia e deri në Turqi?

Përtej ambicjes ireale të ambasadorit të ri apo governatorit të ri rus në Beograd për të rivendosur ai ligjin ndërkombëtar rus në Ballkanin euroatlantik, ka interes të shihet domethënia e vërtetë e pretendimeve governatoriale të ambasadorit rus në Serbi. Kemi sinjalin e një faze të re të ndërhyrjes së Rusisë në rajon, duke e destabilizuar rajonin dhe duke u përpjekur, që nëpërmjet destabilizimit, të rrisë influencën ruse në rajon.

Kuptohet se atij dhe Rusisë i duhet një shtet satelit në rajon si instrument kryesor për turbullira rajonale dhe  leva e vetme diplomatike e Rusisë në Ballkan mbetet Serbia. Ndaj Harçenko u shpreh se “Moska është vendosmërisht konfidente se Serbia do të luajë një rol kruçial në rajon”.

Momenti, që diplomacia ruse e vlerëson të përshtatshëm për manipulimin rajonal të Serbisë, është çështja e dialogut dhe e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, të cilat janë aktualisht të ngrira, dhe ka një lëvizje gjallëruese në rradhët e fuqive të mëdha për t’i dhënë fund këtij ngërçi ballkanik.

Moskës nuk i intereson një zgjidhje dhe normalizim i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Moskës i intereson një tension i përhershëm midis dy shteteve me qëllim që Rusia të pengojë zgjerimin e mëtejshëm të BE dhe të NATO-s në rajon.

Është e qartë se, nëse marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës normalizohen nëpërmjet njohjes reciproke si shtete të pavarura, Serbia plotëson kushtin e vënë nga Brukseli për anëtarësim në BE, dhe Kosova me plotësimin e njohjeve nga katër shtete atlantike, që nuk e njohin, plotëson kushtin të anëtarësohet në NATO.

Këtë perspektivë Rusia po përpiqet ta bllokojë me çdo kusht, duke i diktuar Serbisë një qendrim më obstruksionist në marrëdhëniet me Kosovën dhe me Perëndimin.

Jo rastësisht ambasadori i ri rus në Serbi, duke shkelur protokollin diplomatik, e nisi veprimtarinë e tij zyrtare ende pa paraqitur letrat kredenciale, duke sulmuar në të katër anët e Beogradit BE-në dhe SHBA-në për orientimin euroatlantik të Ballkanit.

Qendrimet agresive të ambasadorit të ri rus në Beograd ndaj Kosovës dhe ndaj Ballkanit duhet të shërbejnë si shkundje e fortë për iluzionet, që mund të jenë krijuar në Prishtinë, në Tiranë apo në ndonjë kryeqytet  europian proserb, se Moska mund të tregohet fleksibël ndaj Kosovës.

Sidomos pas takimit të pandriçuar të presidentit rus Putin me presidentin e Kosovës Thaçi në 11 nëntor 2018 në Paris, idiotët e dobishëm të Rusisë dhe të Serbisë në Prishtinë dhe në Tiranë nisën të përhapin shpresa të rreme për një kthesë të Rusisë.

Dhe tani kemi përgënjeshtrimin zyrtar të ambasadorit të ri rus në Serbi, i cili në datën 1 gusht 2019  afishoi në mënyrë kategorike qendrimin e Rusisë, duke deklaruar: “Kur ne kërkojmë zgjidhje për Kosovën ne nisemi nga ajo që Kosova është pjesë e Serbisë”.

Diplomacia ruse po nxiton të përfitojë jo vetëm nga stanjacioni në dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, por edhe nga dështimi i BE e më konkretisht i nismës franko-gjermane për një zgjidhje të normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.

Moska po punon ta komplikojë edhe më shumë situatën, duke hedhur në qarkullim diplomatik, siç bëri Harçenko në 1 gusht, tezën e zgjidhjes së “çështjes së Kosovës” dhe jo çështjen e normalizimit të marrëdhënieve midis dy shteteve të pavarura.

Me tezën e vdekur të “çështjes së Kosovës” Moska kërkon rikthimin tek çështja e statusit, kërkon të çvleftësojë jo vetëm pavarësinë e shtetit të Kosovës, e cila u sanksionua nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në korrik 2010, por edhe gjithë përpjekjet e faktorit perëndimor për finalizimin e marrëveshjes Serbi-Kosovë.

Rusia po kërkon kthim antihistorik mbrapa me qëllim që të legalizojë praninë dhe ndërhyrjen e saj në çeshtjen e dialogut Serbi-Kosovë, por edhe në krejt Ballkanin Ambasadori i ri rus e parashtroi hapur këtë qëllim, kur theksoi se Rusia është gati të marrrë pjesë për ndërmjetësim në bisedimet Serbi-Kosovë me kushtin që të merren në konsideratë interesat e Rusisë.

Ardhja në Serbi e një ambasadori rus të regjur me intrigat diplomatike në Ballkan, si dhe platforma e ofensivës së re agresive diplomatike ruse në rajon, duhet të tërheqin vëmendjen e qeverive dhe të diplomacisë në Prishtinë dhe në Tiranë.

Duhet te reflektojnë, sepse kemi një sinjal që paralajmëron intriga të reja më të sofistikuara diplomatike të Rusisë kundër Kosovës dhe kundër kombit shqiptar.

Në të njejtën kohë meriton vëmendjen edhe të diplomacisë euroatlantike, sepse jemi para një shkallëzimi të agresivitetit dhe të ndërhyrjes diplomatike dhe politike të Rusisë në Ballkan. Governatori i ri rus në Ballkan popretendon publikisht të rivendosë ligjin ndërkombëtar rus në gjithë shtetet e rajonit, deklaratë që është pohim i një faze të re të ndërhyrjes më të gjërë ruse në rajon.

Duke qenë se ambasadori i ri rus nuk është diplomat riosh që matet me hijen e mëngjesit, por një diplomat i shkollës së vjetër sovjetike dhe arkitekt i politikës ballkanike ruse për afro çerek shekulli, kjo don të thotë që sinjalet e tij, jo vetëm duhen marrë seriozisht, po edhe të bëhen përgatitje për të përballuar të papriturat dhe intrigat e reja diplomatike ruse në të gjithë Ballkanin.

Në fund një këshillë për qeverinë e Shqipërisë: në vendet e rëndësishme dërgoni ambasadorë, jo postierë.

****

Botuar sot në Dita. Të gjitha të drejtat, të rezervuara. Rubrikën e z.Murati mund ta lexoni një herë në javë në versionin print dhe online të gazetës. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Share This Article
14 Comments
  • I nderuar usta Murati i dyte
    .
    me vjen jashtzakonisht keq per ju qe jeni katandisur nga nje top analistet me te spikatur ne fushen e dipllomacise ne nje megafon te prishur..
    .
    Shqiperia ( dhe Kosova) sot eshte katandisur ne nje nivel me poshte se vilajetet e Turqise se Sulltan Murateve..dhe ti jep leksione si te sillen Shqiptaret kur MBROJTA-DIPLLOMCIA-FINANCA e deri te zgjedhja e liderve kuislinge behet jashte Shqiperise
    ..
    Me i nderuar ke qene atehere kur i kendoje ati Xhaxhit qe per 1 ore mobilizonte 1 miljon shqiptare dhe se rruante trapin per rusoserbet dhe jo si sot qe korbizoni obobo po na vjen rusi..

    ..
    FJALIMI KARADUZIT GJIROKASTRES
    http://www.youtube.com/watch?v=alDazjHfi3Y

    Celsat e Otrantos I kemi Ne …

    Ne ju themi serbo mellenjeve
    miqeve te sigurte e te fshehte te russeve. qe
    dy rruge ka. Revizionistet russo-bullgare
    qe te sulmojne shqiperine per te dalur ne pjesen
    e adriatikut tone.

    Njera eshte rruga e vardarit e e kosoves.
    e tjetra eshte kanali i Otrantos.

    gjith populli shqiptar qe jeton ne kosove dhe viset
    e tjera te jugosllavise, qe nga shkupi
    e kacaniku, nga tetova e gostivari
    nga llapi plava e gucia do te ngihet ne kembe
    DO TI PRESE AGRESORET ME PUSHKE!!!!!!!
    ZJARR DO TE NDIZET GJITH JUGOSLLAVIA.
    DHE INVADORET REVIZIONISTE RUSO BULLGARE
    PO TE ARRIJNE NE ALPET TONA DO TE VIJNE
    SI NAZISTET GJERMANE KUR DOLLEN NGA STALINGRADI.

    ne rastin e dyte, CELSIN E OTRANTOS E KEMI NE…shqiptaret
    SAZANI DHE KARABURUNI, pa pasur frige se them ndonje sekret,
    JANE SHKEMBINJ TE VESHUR ME HEKUR E BETON KU
    S’KALON DOT FLOTA SOVJETIKE!!!!!

    ne te tilla aventura ne rast se deshirojne te futen
    armiqet russo bullgare e te tjere duhet te
    dine qe SHQIPTARET NUK JANE NJE SHTET PREJ
    TRE MILJONESH POR NJE KOMB PREJ 6 MILJONESH!!!!

    Komb i vogel ishte ky i joni ne luften e dyte boterore
    dhe i paarmatosur por vetem per vetem likujdoi nje numer te konsiderueshem diviznionesh fashiste italiane e naziste
    gjermane por tani kohet kane
    ndryshuar ne favor te republikes socialiste te shqiperise
    prandaj LARG DUART NGA SHQIPERIA.

    Shqiperia nuk kercenon kerkend ajo deshiron te rroje
    ne miqesi me te tjeret por po ti preken te drejtat dhe
    kufinjet e saj do ti pergjigjet cilitdo
    po me ate violence. Po keshtu do ti pergjigjet
    ne menyren me te rrepte padrejtesive
    dhe ofezave qe mund te perdore ndokush ndaj saj.

  • Eh, more Shaban vellai, ndersa presidenti serb u degjon edhe pordhet diplomateve ruse, kryeministri kosovar nuk perfilli asnje nga keshillat e diplomateve europiane…

  • faleminderit redaktor per botimi e komentit .
    doja t’i “terhiqja veshin” dy ZERIPOPULLISTEVE ..PRA SHABANIT DHE HAMDIUT dhe lexojeni me kujdes ju lutem:
    ..Mire Rusia ka derguar ne Beograd nje dipllomat ujk….Po Amerika dhe Nato pasi jemi antar te saj pse e ka lene Shqiperine pa ambasador amerikan pothuaj nje vit..

    MOS PO PERSERITET JALTA & MALTA ?
    .
    ka ndonje dipllomat Z.K. qe ti pergjigjet kesaj pyetje

  • … “duhet të tërheqin vëmendjen e qeverive dhe të diplomacisë në Prishtinë dhe në Tiranë. Duhet te reflektojnë, sepse kemi një sinjal që paralajmëron intriga të reja më të sofistikuara diplomatike të Rusisë kundër Kosovës dhe kundër kombit shqiptar. Në të njëjtën kohë meriton vëmendjene dhe të diplomacisë euroatlantike, sepse jemi para një shkallëzimi të agresivitetit dhe të ndërhyrjes diplomatike dhe politike të Rusisë në Ballkan”…. “Duke qenë se ambasadori i ri rus nuk është diplomat riosh që matet me hijen e mëngjesit, por një diplomat i shkollës së vjetër sovjetike dhe arkitekt i politikës ballkanike ruse për afro çerek shekulli”…
    DUHET, PROFESOR, DUHET!!!

  • Shume sakte.Por qellimeve anti shqiptare u bashkohen edhe presidente apo kryeministra te shteteve te Botes Shqiptare,te cilet bejne takime ,si Hashim Thaci me Putinin ne Paris,apo perseri Thaci shkon ne Amerike dhe ben takim me Bolton dhe jo me ministrin e jashtem,apo bisedat telefonike te shpeshta te Makron qe po armatos Serbine me Thacin dhe Ramen… Por qe ka probleme te rrezikeshme e verteton mungesa e transparences se tyre nga popullit shqiptar.Ne lidhje me ambasadoret Z.Murati mun ta them se injoranca dhe pa pergjegjeshmeria qe kam njohur tek dosa amabasdor qe kam punuar eshre e pa shoqe.Ata jane pa arsimin e nevojshem,Me fakultetin e gjuheve te huaja,pas asnje arsim historik-gjeografk apo diplomatik ambasador.Injoranjter,servile te ministrave te jashtem dhe fatkeqesi per Shqiperine.

    Hajro Limaj Ish atshe ushtarak ne Turqi dhe me pare ne fushen e diplomacise se mbrojtjes

  • Pse cuditni? A mendoni ju se zbatimi i ketij projekti nuk ka filluar?! Me baton haxhiun si keshilltar Rama qe moti po pergadit ardhjen e rusise nepermjet Serbise si Zot shtepije ne balkan!
    Edhe ngerci qe kemi sot ne politiken shqiptare , vertete menfoni ju se pahiri erdh?!
    Kembngulja edhe mosflexibiliteti i Njishit tone mos vjen nga keshillat e Batonit per destabilizim te Shqiperise ?!
    Ky bile haptas po ju tregon qillimin , tash Njishi jone do e dekreton batonîn ambasador ne beograd?!

  • Ambasadori Rusise ne Beograd i duket si Guvernatori i Rusise ne Ballkan! Po i rikujtoj artikullshkruesit Sh. M. se nuk jane keta “Guvernatore” qe i bejne presion Kosoves te heqe taksat mbi mallrat serbe, por jane realisht Guvernator-Sulltanet qe guvernojne Ballkanin, pseudo-aleatet Perendimor te Kosoves qe nxjerrin nje leterthirrje te zhubrosur per ne Hage per Haradinajn sa here u teket sulltanatit tyre…

  • Rusia dhe Serbia jo Aleksandër Harcenkon të vënë guvernatori,pi Aleksandri i Madh të ngrihet nga vari si bën derman Sërbisë dhe aleatëve të tyre në Ballkan.Me se me 5 Mig 29 ose 20 tanke duan të mposhtin atë popull që se mposhtin për 500 vjet e që frenoi këtë asimilim të padrejtë,territoresh dhe popujt, prej një shek në kufijtë e sotëm.Të rinë urtë Serbët etj.Se do ti bëjë synet NATO USA DHE Shqipëtarët.Sa shpejt i haruan peshqeshjet (tomahouk) që ju hodhën në Beograd.

  • Serbia. Nje ishull ne mes te aleances me te forte ushtarake ne historine e njerezimit.
    Rreziku me i madh per shqiptaret eshte Turqia e Erdoganit. Euroatlantiku me pare do pranoj ndikimin e Rusise ne Ballkan sese nje Turqi te vogel .
    Prandaj dashuria E ” Carit” dhe “Sultanit” dhe klysheve te tyre: Thacit, Rames dhe Vicicit.
    Berisha ishte ai qe hapi rrugen.

    Keto dite Kroacia ne menyre solemme festoje akcionin ” Oluja” clirimin e Kroacise nga okupimi Serb.
    Sa te forte ishin shqiptaret ne kohen e Miloseviqit, mos te ishte NATO, per 24 ore di ishin ne Durres.
    Ma tregoni me emer ate fshat qe e mbrojti UCK.
    Sa per Enver Hoxhen kurr nuk kishte fitua komunizmi ne Shqiperi po aq sa do ckaterrohej per shlak te ” demokratit” Saleh Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *