Forcat e policisë në Durrës në bashkëpunim me prokurorinë e këtij rrethi, kanë arrestuar dy të rinj.
Pas një hetimi 1-mujor u zbulua se Ledio Copa, 23 vjeç dhe Abdul Tusha, 22 vjeç, i kanë vjedhur me dhunë dy telefona celularë tip Samsung S5 dhe S4 shtetasit J.H., 19 vjeç,banues në Gjakovë, Kosovë.
Gjithashtu, nga hetimet e deritanishme rezulton se shtetasit e mësipërm janë autorë edhe të dy rasteve të tjera të njëjta për të cilat po punohet për dokumentimin ligjor të tyre.
Ndërkohë,nga kontrolli që u krye në makinë shtetasit Ledio Copa iu gjet dhe iu sekuestrua rreth 1 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë, disa celularë të markave të ndryshme, mjeti i kryerjes së veprës penale një pistoletë lodër.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale:
“Vjedhja me dhunë në bashkëpunim”dhe”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”parashikuar në nenet 139,283dhe 25 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Ledio Copa;
“Vjedhja me dhunë në bashkëpunim”parashikuar në nenin 139 dhe 25 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Abdul Tusha.



