Grabit kazinonë në autostradë e ikën me motor, arrestohet në kohë rekord

DITA Online

 

Një grabitje është shënuar pasditen e djeshme në një kazino në autostradën Durrës-Tiranë.

Rreth orës 17:50 minuta, (8 gusht 2017) nën kërcënimin e armës, i dyshuar si autor i grabitjes, “Duart Berziu ka hyrë në kazino dhe nën kërcënimin e pistoletës i ka marrë një shumë lekësh punonjësit të kazinosë dhe më pas është larguar me një motorr pa targa.

Policia e Tiranës informon për prangosjen e autorit “në kohë rekord”. Në momentin e arrestimit gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin motorr tip “Zongshen”, iu gjetën 6 doza lëndë narkotike, e dyshuar e llojit kokainë si dhe një shumë prej 18.000 lekë të reja.

Nuk dihet shuma e grabitur por policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: – 18 000 lekë të reja, mjetin motorr tip “Zongshen” dhe 6 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të 48-vjeçarit me banim në Tiranë, për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhim dhe shitja lëndëve narkotike

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *