Grabiten 4 arka me para në kishën e Shën Thanasit në Korçë

Leda Hysa

Është grabitur gjatë natës Kisha e Shën Thanasit në Korçë.

Hajdutët kanë thyer derën e kishës dhe më pas janë futur brenda ku kanë marrë paratë që ndodheshin në arka.

Bëhet me dije se janë shkatërruar katër arka parash dhe një arkë me qirinj. Shuma e grabitjes nuk dihet ende.

Polica ndodhet në vendngjarje dhe po heton rastin.

 

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *