Grabitën dhe përdhunuan një çift të fejuarish, arrestohen të dyshuarit

Bledar Lumani

Policia ka arrestuar dy të dyshuar për grabitjen dhe përdhunimin e një çifti të rinj në Seman të Fierit.

Autorët e dyshuar të arrestuar për ngjarjen e ndodhur një muaj më parë janë Endri Goga dhe Shaban Skeja.

Sipas policisë, atyre iu janë gjetur maskat dhe armët e sulmit.

Një 27-vjeçar dhe e fejuara e tij kishin shkuar në pyllin e Semanit një muaj më parë.

Ata ishin sulmuar nga dy persona të maskuar, të cilët përveçse i grabitën, edhe i përdhunuan.

Tashmë pritet marrja në pyetje e të arrestuarve për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *