Persona të paidentifikuar kanë grabitur postën sekrete të Prokurorisë së Durrësit, duke marrë informacion të klasifikuar.
Sipas informacioneve, kanë qenë dy persona që grabitën në rrugë punonjësin e postës së Prokurorisë, të cilit i morën çantën me forcë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për këtë ngjarje.
Njoftimi i Policisë së Durrësit:
Më datë 08.05.2018, rreth orës 10:30- 11:00, në lagjen Nr.11, në afërsi të Postës në Durrës, shtetasi I.K., me punë korrier pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës është sulmuar nga dy persona të paidentifikuar, të cilët i kanë marrë disa materiale që i kishte tërhequr nga Posta.
Nga ana jonë po punohet intensivisht dhe po kryhen të gjitha veprimet e duhura hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin e autorëve, kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
a.s/dita

Eshte shume e thjeshte . Kush kishte dijeni per keto dosje ? Kush jane gjukatesit qe kane punuar me keto dosje , pastaj sekretarja , shoferi , korjeri . ben Muuuuuuuuuuuu.
… te gjitha rruget te cojne tek Tik Llalla.
Kjo ndodh , sepse SHQUP-asit dhe partia LESH E LI e Munaqines jane infiltruar deeeri tek rojet , portieret dhe pastreset e institucioneve dhe , si ushtare mercenare te bindur , zbatojne urdherat e eproreve qe i punesuan !