Grabitën me armë e maska emigrantët, arrestohen

anazapta

Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës, pasi grabitën me armë zjarri dy persona që po përpiqeshin të kalonin ilegalisht kufirin me Greqinë.

Bushi Rukaj e Eugen Beca, janë futur në tokën greke nëpërmjet kufirit jeshil dhe duke përdorur armë zjarri automatike e maska që cilat i kishin fshehur në territorin e shtetit grek, u kanë dalë përpara dy personave, njëri nga Vlora dhe tjetri nga Shkodra, të cilët kalonin ilegalisht kufirin jeshil nga Greqia për të hyrë në Shqipëri.

Duke i kërcënuar me armë, grabitësit u kanë marrë atyre 1325 euro , një varëse floriri, një orë dore dhe dy telefona celularë. Pas denoncimit të të dëmtuarve, dy grabitësit janë arrestuar teksa udhëtonin me mjetin e tyre në aksin Jergucat-Kakavijë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *