A e ke me vete ligjin nëse vret dikë që po të grabit? Avokati nuk ma këshilloi – thotë Neranxi

Dita

Nikollaq Neranxi ka nxitur një debat publik pas grabitjes së ndodhur dy ditë më parë në zyrat e tij.

Ai ka thënë se ligjet aktuale nuk të lejojnë të vetëmbrohesh.

Neranxi shkruan në një artikull në shtypin e ditës se nëse do të kishte urdhëruar vrasjen e grabitësve, do kishte përfunduar në burg, pavarësisht se po vetëmbrohej.

Nëse unë do kisha ndjekur instinktin e drejtë të vetëmbrojtjes dhe do kisha qëlluar mbi agresorët, sot do kishim dy kriminelë më pak, ndërsa unë që isha i dëmtuari, me siguri do të isha në një qeli burgu.

E thënë me fjalë të tjera, lejova që të plaçkitesha nga agresorët me maska e armë, që të evitoja plaçkitjen nga sistemi ynë i Drejtësisë, që interpreton ligje në disfavor të viktimave”, shkruan jo pa ironi Neranxi në shkrimin e tij.

Kam ndjekur çdo sekondë të grabitjes dhe natyrshëm reagimi i parë ishte të urdhëroja të ndërhyhej për të ndaluar gjithçka, qoftë edhe me armë.

Ndërkohë, nga ana tjetër, avokati i kompanisë më këshillonte që nuk duhet ta bëja, sepse legjislacioni shqiptar është i tillë që nuk ta njeh vetëmbrojtjen edhe në kushtet e agresionit me armë në pronën tënde.

Dhe kështu, vendosa të mos ndërhyj, ndërkohë që ende nuk e di bëra mirë apo keq, sepse fatin e skenarit të dytë nuk e parashikoj dot”  – mendon biznesmeni i njohur ish-deputet.

Dy persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur kompaninë “Neranxi” në autostradën Tiranë-Durrës në 17 shkurt rreth orës 16:00.

Grabitësit kanë mundur të marrin xhiron ditore dhe më pas janë larguar me një mjet tip “Benz”, gri.

Në video shihet një makinë që hyn në oborr godet dhe lidh rojen më pas hyn brenda ambjenteve të kompanisë ku shihen punonjësit që fshihen të tmerruar.

 

 

Share This Article
12 Comments
  • nuk ashpersohen ligjet z.Neranxi.
    Sepse nese do fillonin te vrisnin hajdutet neper oborre, shqiptaret do merrnin zemer dhe mund ti kthenun tytat edhe ndaj hajduteve te vertete, atyre te medhenjve.
    Qe ne te gjithe e dime ku jane

  • po shume dakord.
    sikur te behej nje ligj i qarte si ne Amerike qe nese vritesh ne kushte flagrance gjate grabitjes nuk denihesh dhe sikur te rikthehej denimi me vdekje per vrasjet, Shqiperia do kishte nje kosto shume me te ulet ne ruajtjen e rendit.
    Qofte edhe per nje periudhe prove 5 vjecare te beheshin keto dy hapa.
    Te shihnim rezultatet

  • pse nuk i ndrrove ligjet kur ishe deputet?
    mire eshte te veprojme kur preket interesi publik dhe jo kur na vjen e keqja te dera.

  • Kalush nese e ke pare videon ai nuk eshte nje hajdut ne oborr por nje kriminel qe ka kallash ne dore dhe nese ti ben pak rezistence te shtrin per toke. Ndersa hajduter e medhenj duhet ti shtrijme ne ne toke me vote.

  • debat publik ???
    ahahhahahahahahhahahah
    i vetmi konkluzion ketu eshte :
    leri te marrin ca pak lek hajdutet ,se po vajte ne dore te Gjin Gjonit
    nuk ja del dot dhe ti japesh gjithe aktivitetin 😛

  • O Niko, duke mos vepruar, pra duke mos i vrare hajdutet-kriminele (se te tille jane ata, nese reziston kunder tyre, ata nuk hezitojne te te vrasin), ti u the atyre : vazhdoni vidhni, na terrorizoni, na goditni, na grabitni dhe ikni te lire qw neser te beni vjedhjen dhe terrortn e radhes. Kjo po ndodh pwr fatw keq nw Shqipwrinw e sotmw qw nw kwtw aspekt wshte kthyer 100 e ca vjet prapa, kur ajo nuk e njihte as emrin shtet.
    Jo zoteri. Nwse ishe aty dhe s’ke vepruar, ke bere nje gabim te madh, te pakten t’i kishe plagosur kriminelwt, qw tw mos iknin nga vendi i ngjarjes ne drejtim te paditur.
    Por, nuk ke faj, jo vetem se ti paskej pasur frike se do te perfundoje ne burg, por sepse ky eshte shteti qw keni ndertuar pas ’90-s(se edhe ti ke qene ligjvenes).
    Shtet, o Niko kishte xhaxhi, dhe mundohuni tw merrni ca gjwra tw mira prej tij lidhur me rendin dhe qetwsinw publike.. Po tw sjell njw shembull, nga aq shumw qw ka nw ata 45 vjet kur vwrtwt kishte shtet e rend.
    Dekada mw parw ka ndodhur kjo ngjarje: Organet kompetente mesuan se ku ndodhej nje kriminel lufte, qw ishte nw kwrkim. Ai fshihej e strehohej te njerezit e tij, nga nje shtepi ne tjetren, nga njeri fshat i Kavajes, nw tjetrin. U derguan menjehere forcat e ndjekjes ne zonen ku ndodhej i kwrkuari. Krimineli, me ta marre vesh se e kishin zbuluar, per tw mos pesuar gje shtepia ku kishte fjetur atw natw, doli jashte, por vendi ishte me ara te punuara e te panuara dhe nuk kishte as peme, ku te mbrohej. Oficeri qw drejtonte operacionin dhe qw kishte urdhwr ta kapte tw gjallw kriminelin (i cili para ca kohe kishte vrarw tw gjithw anwtarwt e kwshillit tw njw fshati), i ben ze te dorezohej, por krimineli, i rrahur me vaj e me uthull dhe i armatosur gjer nw dhwmbw, ia nis vrapit neper fushe.
    Atwherw, oficeri, qw quhej XH.H., ze pozicion nw fushw, merr shenjw dhe me automatikun 72-sh hap zjarr kundwr tij. Por nw shwnjestwr vuri kwmbwt e objektivit dhe e qwllon atw me precizion tw lartw poshtw gjunjve, duke e bwrw shoshw. Krimineli ndaloi nw vend, i neutralizuar dhe tw paralizuar, por pa i marrw jetwn. Kwshtu u kap i gjallw i kwrkuari, qw ashtu, duke humbur gjak, nuk pati fare mundesi te vepronte, ai vetwm merrte frymw.
    Qwllimit iu arrit. Ai u kurua nw spital dhe dha llogari pwr krimet e kryera.
    Kwshtu tw veproje dhe zotrote, mos e qwlloje nw kokw hajdutin, nwse qenke kaq nishanlli, por vetwm ta plagosje, qw tw paktin njwri nga hajdutwt tw kapej, duke i ardhur kwshtu nw ndihmw forcave tw rendit nw luftwn e tyre kundwr krimit, vjedhjeve dhe kundwr terrorit.
    Ta bwje kwtw, zotwri, jo thjesht pwr vetwmbrojtje, por pwr t’i thwnw krimit, se kundwr tij nuk wshtw e vetme policia, por janw edhe qytetarwt, madje edhe pronarwt, tw cilwt janw nw tw drejtwn e tyre qw tw reagojnw kur pwrballen me kriminelin, me terroristin, qw u cenon pronwn por dhe u rrezikon jetwn e tyre dhe tw punojwsve tw tyre. Pak tragjedi tw kwtij lloji kanw prodhuar hajdutwt qw janw njwkohwsisht edhe vrasws?!
    Po tw veproje kwshtu ti dhe kolegwt e tu, qw keni leje pwr tw mbajtur armw, do t’u jepni njw mwsim tw madh krimineleve, qw e kanw intensifikuar veprimtarinw e tyre, pasi, duke qenw tw organizuar dhe gjithmonw njw hap para policise, kanw edhe njw avantazh tjetwr, ata e dinw edhe faktin qw as qyetarwt, as pronarwt, as ata qw kanw arme me leje nuk reagojnw kundwr tyre dhe akteve tw tyre.
    Ti mund tw nisesh nga fakti se nuk e ke me vete ligjin, nuk ke me vete gjyqtarwt e tipit Gjin Gjoni. Tw jap tw drejte, por, pavarwsisht kwtyre, ballanca e drejtwsisw nw rastin konkret do tw ishte nw anwn twnde dhe unw i pari do tw dilja me shokw dhe mw popull nw protestw pwr tw tw dalw nw mbrojtje ty, sepse do t’i kishe berw kwtij vendi njw shwrbim tw madh: joi vetwm do tw kishim njw apo dy kriminelw mw pak, por do tw kontribuoje mw sw shumti nw tulatjenb e krimit.
    Por ti nuk e bwre kwtw. Haram edhe atij avokatit twnd qw kapitullon para krimit. Por mos harro, se atij i intereson kjo situatw sepse sa mw shumw procese tw ketw, aq mw shumw para do tw fusw nw llogarinw e vete bankare, ndaj e favorizon dhe i i nteereson qw krimi te jetw i gjalle dhe nw kwmbw.
    Kjo wshtw drerjtwsi osmane qw kanw vendosur Nishanwt, Cefat, Berishwt e Gjin Gjonwt nw Republikwn e Kafshwve, ku strofkulla e Drejtwsisw wshtw mbushur mw gjyqatrucwt e Plepave vucidolas.

    • Denimi me vdekje nuk vjen per sa kohe eshte Sali Berisha ne politike,se ai e di mire ,qe e ppret ky denim,kur te vendoset shteti ligjor.
      Mua me vjen turp kur e shoh dhe kur e degjoj
      Shqiperia e ketyre hajduteve te guximshem eshte Shqiperia qe nisi te ndertoj ky mashtrues pas 90-s

  • po cfar ligjesh di ashpersosh aty ne Shqiperi
    Aty flet per demokracine ai qe eshte diktator.Flet per ligjin,ai qe e shkel ligjin me te dy kembet.
    Behet si shenjtor(fytyra e tije,kur ngerdheshet duket si perbindesh),ai mbi te cilin rendojne nje numer i madh krimesh.
    Aty esht rrumpallhane qe ia keni len ne dor nje piktori qe ngeli neper televizionet e botes duke dhen intervista sikur esht rokstar dhe do shesi albume

  • Z.Neranxi mjafton te degjosni nje seance parlamenti qe te kuptoni se edhe ju qe jeni i kamur edhe qindra mije ta skamurit e Shqiperise jane njesoj te pashprese.
    Popull shqiptare! pregaditu e ruani mendjen dhe bejeni zemren gure se sipas Sali Berishes, femijet tane do vazhdojne te vriten, te dhunohen e te masakrohen deri sa te arrije numri i larte i vdekje “ne kuoten e Europes”.

  • Ne jetojmë në një hapësirë evropiane, e cila e ka hequr dënimin me vdekje. Kjo është bërë në respekt të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Shqipëria është vend anëtar i Këshillit të Europës dhe për çdo hap prapa që mund të bëjë, Shqipëria denohet.
    Keto diskutime per denimin me vdekje apo vrasjen e hajduteve duheshin bere atehere kur keto konventa jane firmosur. Tani eshte vone dhe paguajme pasojat.
    Sic e meritojme.
    Kete shqiperi kemi gatuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *