Zbardhet grabitja që ndodhi dy ditë më parë në Pukë-Fushë Arrëz, e një çifti turistësh, ku sipas bluve, janë vjedhur me dhunë shtetasit E. V, 54 vjeçe dhe K. S, 61 vjeç , banues në Vjenë, Austri.
Policia sot ka ndaluar njerin nga autoret e dyshuar të grabitjes. në orët e para të mëngjesit të datës 20 nga shërbimet e Stacionit te Policisë Fushë Arrëz ne bazë të informacioneve policore dhe provave ligjore u bë ndalimi i shtetasit Zamir Pjetra, 33 vjeç, banues në Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz.
Ndalimi i ketij shtetasi u bë pasi me datë 18.08.2017, në orën 23:30, në fshatin Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, ju kanë marrë me dhunë shtetasve të huaj E. V, 54 vjeçe dhe K. S, 61 vjeç , banues në Vjenë, Austri, një sasi parash prej 300 euro dhe një telefon celular.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dytë të kësaj ngjarjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për vepren penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 139 e 25 i Kodit Penal.

Ne kohen e Zogut u vodh nje austriak ne rrugen e Vore Lezhe. Zogu denoi tere fshatin qe ishte afer vendit te ngjarjes, duke u vene nje takse shume te rende. Shqiptari akoma shkon sipas mentalitetit fis prandaj çdo krim duhet te pergjigjet tere fisi apo fshati. Krimet ndaj turisteve duhen denuar shume shume rrepte.