Grabitën miliona euro në Rinas, arrestohen vëllezërit Çala

Ornela

Arrestohen në Qerret të Kavajzës vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, në kërkim për dy grabitje të bujshme njëra në rrugën e Rinasit dhe tjetra brenda aeroportit. Në një operacion me përfshirjen e 300 forcave policore, vëllezërit Çala u prangosën në një banesë që kishin marrë me qira në këtë zonë. Policia thotë se u sekuestruan armë zjarri sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete.

Operacioni u zhvillua nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore te Policisë Durrës, Tiranë e Elbasan.

Për grabitjen e 4.6 mln eurove në 9 Prill në qeli ndodhen 7 persona, i cilësuari si daja nga Kosova Ragio Hajdini, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltion Veseli, Saimir Cela, Alkond Bengasi dhe Hasan Kanaci ndërsa i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë ditën e ngjarjes mbeti organizatori i grabitjes Admir Murataj, dhe në kërkim bashkëpunëtori i dy vëllezërve, Talo Cela.

NJOFTIMI I POLICISË

Policia e Shtetit

Megaoperacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore ne fushën e vjedhjeve me armë.

Operacioni, nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore te Policisë Durrës, Tiranë e Elbasan.

Në operacion janë përfshirë 300 forca policore.

Sekuestrohen armë zjarri, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete.

Arrestohen vëllezërit Klement dhe Eldi Çala.

Vëllezërit, të akuzuar për një sërë grabitjesh më armë dhe dhunë në zonën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit.

Për detaje të mëtejshme të operacionit do t’ju njoftojmë në përfundim të operacionit.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *