Grabiten zyrat e komunës Kaçinar në rrethin e Mirditës. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur përgjatë fundjavës, por vetëm sot është konstatuar me paraqitjen e punonjësve dhe Kryekomunarit në zyra. Mësohet se hajdutët kanë hyrë nga dritarja e njërës prej zyrave dhe më pas kanë shkuar tek financa.
Sipas kreut të Komunës, Petrit Bardhi, grabitësit kanë hapur kasafortën e Komunës dhe kanë marrë një shumë parash, vlera e të cilave nuk dihet ende, po ashtu dhe dokumentat që gjendeshin në zyrë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët po marrin në punonjësit e komunës dhe rojen për të hedhur dritë mbi ngjarjen. / ORA
Puuuuu cfare habi e madhe ne mirdit atje ku lindi zanati!!!!!!