Grabitësi i Rinasit refuzon analizën e ADN-së: Nuk jam kavje

Elena Tase

Oltian Veseli, një prej të dyshuarve si autor i megagrabitjes në pisën e Rinasit refuzon prokurorinë, duke mos pranuar të japë material biologjik për ndërtimin e profilit të AND-së. Kjo do të ishte prova më e fortë kundër tij, nëse profili i tij do të përputhej me atë të përftuar nga gjurmet e gjetura në furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, me të cilin grabitësit hynë në aeroport.

Sipas ligjit, prokuroria duhet të marrë përlqimin e të pandehurit apo të dyshuarit, për marrjen e kampioneve biologjike. Burimet nga prokuroria bëjnë te ditur se gjashtë nga të arrestuarit mes tyre edhe i penduari i drejtësisë. Alkond Bengasi apo shtetasi nga Kosova, Ragip Hajdini, i njohur me nofkën “Daja”, kanë pranuar të japin kampion të pështymës, sipas urdhërimit të prokurorisë.

I vetmi që nuk e ka dhënë pëlqimin, është Oltian Veseli, për arsye që ende nuk dihen. Në një nga seancat gjyqësore, përmes avokatit të tij, Veseli ka kundërshtuar këtë veprim të institucionit të akuzës, duke deklaruar se nuk është kavie eksperimentale, sepse ai pretendon se kampionët e pështymës i janë marrë në polici, menjëherë pas arrestimit.

e.t./dita

Share This Article
1 Comment
  • dmth Oltan Veseli pranon fajin duke mos dhene material per ADN, por mua me çudit qe kush e ka bere ate ligj qe duhet te jape pelqimin krimineli ti behen apo jo analiza! Kjo eshte çudia.Dhe pastaj themi krimi, ec ect ect.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *