Disa vite më parë, atëhere kur termi i kredisë së keqe apo me probleme njihej vetëm nga specialistët dhe ekspertët e ekonomisë dhe kur problemi sapo kishte filluar të ngrinte kokë parashikova publikisht se ky tregues do ta kalonte 25 për qindëshin. Dhe nuk është se këtë parashikim e bëra mbi bazën e ndonjë formule të posacme. As edhe se kisha ndonjë të dhënë specifike nga të ashtuquajturat “statistika sekrete të bankave”. Por thjesht sepse, duke qenë në kontakt të përditshëm me realitetin ekonomik në përgjithësi e atë të biznesit në vecanti, kisha rënë në gjurmët e një fenomeni shumë negativ. Bankat ishin përcaktuar si institucioni i radhës për grabitje nga ana e personave të caktuar. Sistemi bankar ose më saktë kredidhënia ishte aspekti i radhës i konkretizimit të “kapitalizmit grabitqar shqiptar”. Pas grabitjes së pronave, pas piramidave që zhvatën e tjetërsuan 1.2 miliardë dollar, pas evazionit fiskal e kontrabandës i erdhi radha bankave të kishin vëmëndjen e grabitqarëve. Tashmë që vërtet kredia me probleme e ka kaluar nivelin e 25 për qind dhe me këtë nivel Shqipëria i kalon të gjitha vendet e rajonit pyetja bazë që duhet bërë është kjo: çfarë i ka ndodhur objektivisht dhe specifikisht vendit tonë?
Ka ekonominë në krizë? Në krizë janë të gjitha vendet e rajonit. Ka rritje ekonomike të vogel? E tillë ka qenë ajo edhe në vendet e rajonit. Pse atëhere, Shqipëria ka një nivel kaq të lartë të kredisë me probleme? Tregues ky që pastaj ka frenuar bankat dhe i ka shndërruar ato nga institucione që duhet të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe rritje e PBB-së në institucione thjesht “strehuese” parash?
Gjithçka pra lidhet me faktin se bankat gjatë procesit të seleksionimit të kandidatëve për kreditim kanë gabuar objektivisht dhe subjektivisht. Është e natyrshme që gjatë procesit të ketë edhe gabime që vijnë nga paaftësia, perceptimi e kalkulimet e gabuara, gjykimi jo i thelluar mbi idenë e biznesit të paraqitur për mbështetje, mirëpo ajo që është e pafalshme lidhet me “gabimet me dashje”. Me ato “gabime” që kanë konkretizuar dhe ekspozuar korrupsionin në sistemin bankar. Me ato gabime që janë fryt i bashkëpunimit perfekt të një trekëndëshi ku kanë bërë pjesë përfituesit e kredisë, vlerësuesit e kolateralit dhe stafi menaxhues i bankave. Gjetja e një prone si kolateral konform praktikës klasike bankare ishte detyra i personit kredikërkues. Ndërsa vlerësimi i egzagjeruar i pronës me qëllime përfitimi spekulativ ishte detyra e vlerësuesve të kolateraleve. Ndërkohë, analistët e kredisë dhe drejtuesit e bankave kishin për detyrë të mbyllnin sytë përballë fakteve të cuditshme si psh kur një pronë, e cila faktikisht mund të vlente 1 milionë euro ishte vlerësuar 4 milionë euro. E kështu, nëpërmjet kësaj mënyre të vepruari, nëpërmjet praktikave të rregullta formale, u përgatit gradualisht ai fenomen, i cili sot është shqetësues për të gjithë. Për ekonominë në tërësi, sepse ajo nuk po merr impulse e duhura financiare, aq të nevojshme për zhvillimin ekonomik. Për biznesmenë të ndryshëm, të cilët, tashmë përballen me skepticizmin dhe ngurrimin e bankave, me procedura tejet të shtrenguara prej tyre, pikërisht se këto të fundit reflektojnë pësimin e mëparshëm. Por edhe për vetë bankat, në kasafortat e të cilëve mungojnë shuma të konsiderueshme. Përfitimi i shumave të caktuara prej bankave ka qenë në jo pak raste qëllim në vetëvete , i realizuar me strategji nga ana e personave të caktuar. Nëse sot themi se kredia me probleme është mbi 25 për qind dhe kredia pa shpresë kthimi rreth 300 milionë euro, kjo më shumë se sa dështim objektiv në biznes është një grabitje e paramenduar e bankave. Edhe vetë bankat ato që tashmë janë të bindura për këtë mashtrim. Sepse prona, për të cilat dikur janë dhënë shuma të mëdha, nuk po arrijnë të rikthejnë prej nxjerrjes në shitje sa 20-30 për qind të saj. 13 milionë euro kredi në banka kam, të bëjnë ç’të duan-thoshte diku në publik një biznesmen, i cili pwrfaqwson në mënyrën më të mirë të mundshme, në mënyrën më përfaqësuese të mundshme paramendimin dhe prapamendimin se si është vepruar me kredinë bankare. Grabitësit e bankave janë të njohur. Ato egzistojnë në regjistrat bankarë në trajtën e personave që kanë shuma marramendëse detyrime por edhe paaftësi kthyese. Të njohur janë edhe për publikun prej përfoljeve e e perceptimeve. Por nëse janë të “panjohur” zyrtarisht, kjo i dedikohet vetëm “sekretit bankar”
Nuk mar shume vesh nga ekonomia por arrij te kuptoj se autori shpetim luku ka hyrë ne disa detaje qe meritojnë vemendje. Mendoj se kreditë jane mare edhe me nje qellim moskthimi sipas edukatës se futur nga saliu për vite me radhë!? Por s’duhet te ketë sekret bankar për këta hajdutë me “nxitje ” politike? “Kapitalizmi tropojan” i saliut duhet shpartalluar megjithe kredimarresit e keqinj te këtij lloj kapitalizmi cubash ?
VR ! Nuk mar shume vesh nga ekonomia por arrij te kuptoj se autori shpetim luku ka hyrë ne disa detaje qe meritojnë vemendje. Mendoj se kreditë jane mare edhe me nje qellim moskthimi sipas edukatës se futur nga saliu për vite me radhë!? Por s’duhet te ketë sekret bankar për këta hajdutë me “nxitje ” politike? “Kapitalizmi tropojan” i saliut duhet shpartalluar megjithe kredimarresit e keqinj te këtij lloj kapitalizmi cubash ?
Ket problem shume te rende e evidentoi para pak ditesh edhe Z.Zef Preçi te gazeta Panorama.Ndofta keta jane hajdute dhe jo hajdutet e autobuzave qe kap policia!
Normalisht komentet financiare kane si vecori profesionalitetin e autoreve dhe si te perbashket qasjen neutrale mbi dukurite e komentuara. Komenti ne fjale nuk ka asnjeren nga te dyja,kjo jo per faktin se nuk ka korrupsion ne sistemin bankar,pasi te tille ka patur dhe da te kete si ne cdo ndermarje tregtare te kujdo lloji qofshin. Eshte hera e pare ne bote qe dikush i paraqet bankat si viktima, nderkohe qe nga te gjithe njihen si peshkaqene. Jane keto banka qe e kane transferuar jashte vendit te gjithe djersen dhe gjakun e shqiptareve emigrante pa paguar as me te voglin tatim transferimi gje qe nuk ndhodh askund ne bote. Per mua ky eshte nje shkrim i paguar nga keta peshkaqene financiar ne menyre qe shteti te mos ju vendose penalitete per gjithe shkeljet e panumerta qe kane bere. Kuptohet qe Banka e Shqiperise qe duhet t monitoroje keta shkeles te ligjit,ka kohe qe eshte pjese e kesaj loje ne kurriz te shqipetareve. Sa per argument dua te sqaroj se bankave nuk ju interesojne kolateralet sado me vlere qofshin ato,por ju intereson vetem levizja sa me e shpeshte e parase. Ka nje rregull te vjeter bankar qe thote se paraja qe nuk leviz ka kosto. Redaksia e gazetes Dita ben mire ti filtroje shkrime te tilla se mos ndonjeri nga ju gelltit nje luge corbe te prishur dhe e ze barku Gazeten…,megjithese ne pergjithesi jeni ende me te miret.