Grabitet banesa në Elbasan, autorët marrin 20 mln lekë

Leda Hysa

Një banesë private në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit është grabitur nga të paktën dy persona.

Sipas burimeve, shtëpia në pronësi të Shaqo Karafili, pronar i një autoshkollë në Elbasan është grabitur me thyerje nga ku autorët kanë marrë një vlerë prej 20 milionë lekësh.

Mësohet se për këtë ngjarje policia ka shoqëruar disa persona, ndërsa ende nuk ka publikuar një njoftim për shtyp.

l.h/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *