Grabitet banka, autorët marrin 100 mijë €

Bora Basholli

Një filial i bankës “Tutunska Banka” në Shkup, Maqedoni e Veriut ka rënë pre e grabitësve.

Siç raporton “Alsat”, janë grabitur rreth 100 mijë euro dhe kanë qenë të paktën tre persona të përfshirë në këtë grabitje. Ata dyshohet se kanë qenë të armatosur me armë zjarri të tipit kallashnikovë.

Fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për zbardhjen e grabitjes së filialit të bankës. Fillimisht autorët dhunuan rojen e sigurisë dhe më pas nën kërcënimin e armëve morën paratë dhe u larguan në drejtim të paditur.

Më 15.04.2019 në ora 10:36 minuta është denoncuar vjedhje nga ana e disa personave të armatosur në “Tutunska Banka”, në rrugën Ferid Bajram.  Nga ana e grabitësve është sulmuar fizikisht personi me iniciale E.E. 26 vjeç, që është i punësuar si sigurim në bankë.  Persona të lënduar nuk ka. Menjëherë pas denoncimit , janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet e policisë për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

b.b/dita

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *