Grabitet dëshmia autentike e Onufrit. Sulm ndaj trashëgimisë kulturore?!

anazapta

Grabitet dëshmia autentike e Onufrit. Kisha e Shwn Premtes në Elbasan është bërë pre hajdutëve. Por megjithatë dyshohet se kemi të bëjmë me një krim të paramenduar ndaj trashëgimisë sonë kulturore e për më tepër ndaj gjeniut të ikonografisë, Onufrit.

Persona ende të paidentifikuar nga policia lokale kanë dëmtuar, vjedhur e dhunuar afreske të kishës së Shwn Premtes në Elbasan, monument kulture i klasit të parë që i përket periudhës së mesjetës.

Duke përdorur mjete primitive, keqbërësit kanë tentuar të ccmontojnë afreske me kokat e 5 shenjtorëve  për t’i shkëputur ato nga muret. Objekt i grabitjes ka qenë edhe mbishkrimi në gur i ikonostasit të kësaj kishe, informacion unik në llojin e vet sa i përket periudhës së ndërtimit dhe veccanërisht të pozicionit që mbante piktori në atë kohë. Ky ishte i vetmi i këtij lloji i cili tashmë nuk është më në origjinal.

Kryetari i komunës Gjinar në territorin e së cilës bën pjesë kisha, Kristaq Shqau, shprehet se menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar organet kompetente përfshi policinë, monumentet e kulturës dhe ministrin e Kulturës. Policia dhe specialistë të këtyre institucioneve kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Deri më tani nuk janë identifikuar autorë të krimit, ndërkohë që janë bërë bilancet dhe rezulton se dëmtimi është mjaft i rëndë.

Pushtetari vendor pohon se kisha nuk kishte roje dhe se komuna nuk disponon fonde për të mbrojtur monumente të tilla. Sipas tij, është e domosdoshme që të vihet dorë në këtë drejtim.

Sipas historianit të Universitetit të  Elbasanit, prof Riza Hasa, ajo që ka ndodhur është një dëm jashtëzakonisht i madh që i është shkaktuar trashëgimisë historike e kulturore në vend. Është një ndërtim i vogël, por me histori të madhe. Vecc afreskeve orgjinale, kjo kishë mbante dëshminë autentike të Onufrit, një shkrim që tregonte se kush e ndërtoi kishën dhe se ccfarë pozicioni mbante ai në atë kohë. Në asnjë vend tjetër nuk ka një informacion të tillë.

Prof. Hasa shprehet se ajo që po ndodh nuk  është e rastësishme. Sipas tij janë dëmtuar edhe monumente të tjera të kësaj rëndësie si në Mirakë, Librazhd, Qafw-Krrabë etj. Historiani mendon se një dorë e padukshme e dashakeqe po godet në trashëgiminë autentike për të sterilizuar historinë tonë për qëllime të liga.

Në rastin konkret është tentuar të shfaroset Shën Premti që është një shenjt origjinal i yni që është pranuar nga krishtwrimi dhe që nuk u dëmtua për 500 vjet as nga pushtimi islam e as nga periudha e diktaturës.

Profesor Hasa ka dhënë alarmin për mbrojtjen e vlerave të tilla për të gjetur rrugë e mundësi për të mbrojtur trashëgimi të tilla të papërsëritshme në llojin e vet.

Sipas mbishkrimit të gdhendur nga vetë  Onufri, kisha e Shwn Premtes në Valësh të Elbasanit u ndërtua me kontributin e banorëve në vitin 1554. Ajo u zbukurua me afreske dhe ikona murale nga gjeniu shqiptar i kësaj fushe që në atë kohë ishte protopapë. Kisha dhe afresket kanë vlera të papërsëritshme ndaj kërkohet ndërhyrje emergjente për ruajtjen dhe restaurimin e tyre.

Share This Article
1 Comment
  • e kujt i hyn ne pune trashgimia kulturore ne nje popull skllav ktu e 20 vjet, qe vidhet e poshtrohet e vritet ne mes te rruges, qe blen me lista , shume mire qe e kane prishur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *