Një biznesmen me profesion kambist është grabitur rreth orës 11:00 në qendër të Bathores në Tiranë.
Mësohet se kambistit Lazam Troci grabitësit i kanë marrë makinën e tij tip “BMW X5” së bashku me shumën e parave që kishte në makinë, një shifër që shkon deri në 20 mijë euro. Nga policia e komisariatit Nr.5 , bëhet e ditur se, biznesmeni Troci nën kërcënimin e armës, është grabitur sapo ka dalë nga shtëpia me makinën e tij. Policia bën me dije se në bashkëpunim me policinë e Durrësit, atë të Laçit dhe atë të Mamurrasit, kanë ngritur postblloqe për kapjen e autorëve dhe se targat e makinës e përshpejtojnë aksionin. Kjo është grabitja e dytë në kryeqytet brenda 24 orëve. Dje në mesditë u grabit makina e një spitali privat që po transportonte rreth 30 milionë lekë të vjetra drejt një banke të nivelit të dytë.
1 Comment
Kambisti jo gambisti i thoni atij(asaj) që ka shkruar lajmin. Vjen nga fjala italiane cambio (këmbim) jo gamba (këmbë). Sa per lajmin them se grabitja duhet t’i jete bërë nga njerez që e njohin. I dinin dhe shtepine megjithese kjo nuk eshte e dhënë kryesore. Eshte treguar dhe vete i pakujdesshem..duhet te vrojtoje para se te dale. Zakonisht sulmet tek shtepite u jane bërë dhe kjo duhej ti bente te vinin mend. Por ne disa raste edhe policia bashkepunon me hajdutet e kambisteve. Bashkepunon sidomos ai qe mbulon ate sektor. Hajduti u jep ketyre inspektoreve kriminale nje pjese te parave ne kembim te fshehjes se gjurmeve etj.etj. Kam punuar ca kohe kambist prandaj i di keto gjera!