Grabitet kambisti në Tepelenë, qëllohet me armë në kokë

DITA Online

Një kambist është grabitur dhe plagosur me armë pasditen e së martës në qytetin  e Memaliajt. Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me thikë një kambist dhe gruan e tij.

Sipas të dhënave të para ngjarja ka ndodhur në momentin kur çifti i bashkëshortëve po mbyllte biznesin  e tyre. Nga të dhënat e para, raportohet se kambisti i grabitur është Mustafa Mustafaj, 70 vjeç.

Grabitësit kanë qëlluar në drejtim të tij, bëhet e ditur se plumbi e ka kapur në kokë.

Pre e dhunës ka rënë   dhe bashkëshortja, Thëllëza Mustafai.

Autorët mësohet se kanë marrë rreth 50.000 lekë si dhe një celular dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Mustafa Mustafai është dërguar në spitalin e Gjirokastrës pasi ka marrë një plagë në kokë, ndërsa ka thënë se  pak para ngjarjes, ai ishte grindur me një person në lokalin e lagjes, ndërsa sulmi i është bërë në dyqanin e tij. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes.

Sot rreth orës 19:00 në qytetin Memaliaj dyshohet se është vjedhur me dhunë shtetasi M.M, 70 vjeç, banues në Memaliaj. Atij i kanë marrë me force duke e lenduar, rreth 50.000 lekë si dhe një telefon. I demtuari u shoqërua per në spitalin rajonal “Omer Nishani” Gjirokastër për kontroll mjekësor dhe eshte jashte rrezikut. Policia ka shoqeruar disa persona dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit te ngjarjes”- thotë policia ne njoftimin zyrtar.

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *