Dje rreth orës 1:45 minuta është vjedhur nga tre persona me armë zjarri një pikë karburanti në Prezë, të Tiranës.
Nga burimet policore bëhet me dije se punonjësit e karburantit janë kërcënuar me armë, e se janë detyruar të dorëzojnë xhiron ditore. Sipas tyre shuma e grabitur kap vlerën e më shumë se 20 mijë lekëve.
Grabitësit i janë afruar në mënyrë të qetë si klient karburantit e pasi njëri prej punëtorëve është afruar, ai i ka drejtuar armën në fytyrë.
Grabitësi e ka kërcënuar punonjësin se do ta qëllonte, nëse nuk i jepte paratë që kishte nga xhiroja.
Grabitësit, sipas dëshmive nuk kanë qenë të maskuar, por punonjësi nuk i ka njohur ata.
Policia ka sekuestruar kamerat e karburantit dhe ka kërkuar ndalimin e automjetit që është përdorur për këtë ngjarje.
Policia ka marrë në pyetje për detaje të hollësishme punonjësin e karburantit, ndërkohë po punon për kapjen e tre autorëve të grabitjes.
