Një grabitje me armë ka ndodhur mesnatën e kaluar në qytetin e Fierit. Persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur një kazino në qendër të qytetit një shumë prej 500 mijë lekësh të vjetra.
Punonjësit kanë lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka nisur punën për identifikimin e autorëve të ngjarjes. Uniformat blu kanë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë, në funksion të hetimit.
