Një kambist është grabitur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit, pranë Muzeut të Dëshmorëve. Kambistit Agim Balla, i cili kishte një pikë të këmbimit valuator, i është grabitur çanta sapo ka zbritur nga makina. Sipas dëshmisë së të dëmtuarit, në çantë i ndodheshin rreth 5 milionë lekë. Autori mësohet se ka qenë i paarmatosur dhe i pamaskuar, ndërkohë që vendi ku ka ndodhur ngjarja, ka siguruar shumë dëshmitarë.