Grabitet një pikë këmbimi valutor në qytetin e Fierit. Sipas burimeve paraprake mësohet se autorët kanë qenë të maskuar dhe më armë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës pranë Prefekturës së qytetit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj si dhe kapjen e autorëve.
