Një grabitje me armë ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm në Shkozet të Durrësit.
Burime nga policia bëjnë me dije se 2 persona që mbanin në kokë skafanda motori dhe të armatosur me pistoletë kanë grabitur një pikë të transfertave të këmbimit të parave.
Nuk dihet shuma që kanë arritur të marrin, ndërsa pas grabitjes mësohet se ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë.
Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar ndërsa policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
