Një pikë kredidhënieje të vogla është grabitur në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Muhamet Gjollesha”
Sipas informacioneve të para mësohet se një person i maskuar, nën kërcënimin e një arme zjarri të tipit pistoletë ka marrë një sasi parash dhe më pas është larguar me vrap.
Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë “Shqiponjat”, Patrulla e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë.
Grupi hetimor po vëzhgon kamerat për të identifikuar autorin.
j.l./ dita
