Grabitet sërish Kisha e Shën Mërisë në Leusë të Përmetit. Kisha e ndërtuar në shekullin e XVII, e shpallur monument kulture prej vitit 1963, është bërë pre e grabitësve, të cilët gjatë natës kanë vjedhur pjesët kryesore të ikonostasit, duke i shkaktuar një dëmtim serioz. Janë gjithsej 8 copë pjesë të formatit qendror 70 me 60 cm të gdhendura në dru.
Kisha e Shën Mërisë është e vetmja për nga lloji i veçantë i ndërtimit në jug të vendit. Në të ka afreske dhe piktura murale të shumëllojshme, të cilat ruajnë edhe sot elementë e ngjyra të veçanta. Ndërtimi i saj, e tëra me gur, është një karakteristikë më vete si për përdorimin dhe vendosjen, ashtu edhe për harqet e strukturën.
Përse e duam kaqë shumë që të tregojmë se sa vandalë jemi